Është vërtetuar se çaji i mentës përbëhet nga shumë komponent dobi-prurës për shëndetin dhe bukurinë. Varietetet dhe rezultatet pozitive nga përdorimi i tij janë të panumërta.
Menta është një bimë shumë e lehtë për tu kultivuar dhe mund të jetë arsyeja kryesore përse e duam aq shumë këtë bimë. Mentën mund ta mbjellim vetë dhe pastaj të përgatisim nga ajo receta të nga më të ndryshmet në kushte shtëpie.
Ndihmon në lehtësimin e stresit
Kur vije puna tek stresi dhe ankthi, çaji i mentës është aleati juaj kryesorë. Mentoli i pranishëm në forma të ndryshme te herbët është i njohur si relaksues i muskujve. Ky manifestim fizik i relaksimit pas pirjes së çajit të mentës mund të vërehet në largimin e stresit dhe të ankthit.
Provoni të pini caj nga menta teksa e dëgjoni këngën tuaj të preferuar përgjatë një pushimi të shkurtër 4-5 minutësh.
Menta lufton pagjumësinë
Probleme të shpeshta tek njerëzit janë problemet e gjumit që vijnë nga përgjegjsitë e ndryshme. Insomnia apo pagjumësia mund të trajtohet me përdorimin e mentës.
Provoni të pini çajin e mentës para se të shtriheni për të fjetur dhe do të shihni se një gjë e tillë do të jetë shumë ndihmuese për organizmin dhe trurin tuaj. Prania e përbërësve që kanë aftësi qetësuese ju ndihmojnë të keni gjumë komod dhe të qetë.
Pini çaj dhe të lexoni ndonjë kapitull të librit para se të flini dhe kjo do të jetë për ju terapia më e mirë. Menta ju ndihmon ta pastroni trurin nga ngarkesat dhe shqetësimet e përditshme.
Çaji i mentës ndihmon në koncentrim
Një studim i ri i kryer nga “International Journal Neurosience” ka treguar se çaji i mentës rritë fokusin dhe koncentrimin. Një tjetër studim i bërë në Universitetin e Cineinnati-t, ka zbuluar se konsumimi mentës është më i rëndësishëm se konsumimi i çfarëdo çaji tjetër.
Pastrojeni lëkurën me mentë
Nëse vuani nga problemet hormonale të tilla si aknet dhe shenjat, ky përbërës mund të jetë solucioni juaj natyral çaji i mentës shton ngritjen e estrogjenit, ndihmuesit kryesorë ne rregullimin e hormoneve dhe si rrjedhojë, vije deri tek pastrimi i lëkurës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...