Me siguri do ju habisë titullin dhe fotoja e mësipërme pasi bananet jemi mësuar t’i qërojmë dhe t’i hamë ashtu të gjalla, por pse jo edhe në trjatë pureje ose në smoothie.
Mesa duket duhet ta shënoni edhe këtë përdorim pasi bananet e ziera janë një mjet i mrekullueshën natyror kundër një prej problemeve më shqetësuese për shumë njerëz, pagjumësisë.
Mungesa kronike e gjumit mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore, duke rritur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe diabet. Por jo vetëm, pagjumësia ka ndikim negativ në gjendjen shpirtërore, kujtesën, madje dhe në metabolizmin e njeriut.
Receta me banane të ziera, ju ndihmon të luftoni pagjumësinë dhe të relaksoni muskujt. Bananet kanë përmbatje të lartë në kalium dhe magnez, si dhe ky komponime të rëndësishme për gjumin – triptofan dhe melatoninë, të cilët janë të përqendruan më shumë në lëkurën e bananes.
Përbërësit për këtë çaj:
1 banane e pjekur mirë ( Mund të zgjidhni një që ka pika të zeza)
1 tenxhere e vogël me ujë
1 lugë çaji kanellë (opsionale)
Ajo që duhet të bëni është t’i prisni bananes majën dhe fundin dhe ta zhysni në ujë që vlon. Vlojeni për rreth 10 minuta. Filtroni lëngun e mësipërm dhe sipas dëshirës shtoni pak kanellë. Ky çaj duhet pirë një orë para se të shkoni në shtrat.
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...