Domatet janë një nga ushqimet më të pasura me antioksidantë dhe vlera të tjera ushqyese.
Përveç antioksidantëve, domatet janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale të tjera, prandaj duhet patjetër të konsumohen. Domatet i gjejmë në ngjyrë të kuqe, jeshile, të verdhë dhe portokalli.
Ekspertët shëndetësorë kanë ardhur në përfundim se domatet me ngjyrë portokalli janë më ta pasurat me antioksidantë në krahasim me domatet e kuqe. Këto domate përmbajnë lloje të ndryshme të antioksidantëve, të cilat përthithen më shpejt nga trupi se të tjeret, që gjenden tek domatet e kuqe.
Ato e ulin rrezikun e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe problemeve me shikimin. Në bazë të studimeve të ndryshme është vërtetuar që përthithja e vlerave ushqyese tek domatet portokalli është më efikase në krahasim me ato të kuqe.
Ekspertët tregojnë që edhe domatja e kuqe ka vlera të larta ushqyese, mirëpo domatja me ngjyrë portokalli mund të përthithet më lehtë nga organizmi. /agroweb/ Gazeta Express
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...