Lajme të mira ka për të gjitha ato gra që kanë sjellë në jetë një fëmijë dhe dëshirojnë të humbasin kalori, por nuk kanë vullent për të kryer aktivitet fizik.
Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se një dush me ujë të nxehtë mund të jetë po aq i dobishëm për shëndetin e tyre njëlloj si vrapimi,madje ju ndihmon të digjni po aq kalori sa ky i fundit. Sipas Dr. Steve Faulkner nga ‘’Loughborough University’’, një banjë relaksuese me ujë të nxehtë ofron përfitime të ngjashme me ushtrimin e aktivitetit fizik dhe jo vetëm për mendjen; por gjithashtu mund të parandalojë edhe diabetin e tipit 2, si dhe sëmundje të tjera.
Dr. Faulkner analizoi 14 persona të cilët bënë një dush me ujë të nxehtë dhe më pas bënë xhiro me biçikletë. Udhëtimi me biçikletë digjte më shumë kalori, por dushi ishte i barabartë me një shëtitje gjysmë ore, përsa i përket kalotive të djegura. Ai vuri re se ndryshimi i përgjithshëm i sheqerit në gjak si në stërvitje ashtu edhe në dush ishte i ngjashëm dhe shtoi: “Por niveli i sheqerit në gjak pas ngrënies ishte rreth 10% më i ulët kur pjesëmarrësit bënë një dush të nxehtë, krahasuar me kohën ata ushtruan aktivitet fizik.”
Natyrisht, përfitimet e stërvitjes janë ende të padiskutueshme, por për të gjitha ata që nuk munden, kjo është një metodë alternative.
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...