Shumica e njerëzve së paku njëherë janë ballafaquar me problemin e dridhjes së qerpikut.
Kjo ndodh për shkak të irritimit të mbaresave nervore, të cilat i irritojnë muskujt dhe më së shpeshti kalon vetvetiu pas një deri në tri javë.
Nëse ju ndodh fuqishëm ose shpesh dhe nuk ju zvogëlohet, duhet të shkoni te oftalmologu në mënyrë që të verifikohet se a është në rregull dioptria e syrit.
Cilat janë shkaktarët më të shpeshtë të miokimisë dhe si ta zbusni këtë problem?
Stresi
Stresi është shkaktari kryesor i dridhjes së qerpikut. Zakonisht zgjat për një javë ose derisa të zgjasë periudha e stresit. Mësojini disa teknika të relaksimit, bëni ushtrime, flini më shumë dhe organizohuni më mirë.
Kafja
Shumë ekspertë mendojnë që stimulantët si kafeina, e shkaktojnë dridhjen e qerpikut. Nëse e keni shtuar sasinë e kofeinës, do të ishte mirë që ta zvogëloni atë. Keni kujdes në marrjen e lëngjeve, prandaj me kafe gjithmonë pini një gotë ujë.
Mungesë e magnezit
Mungesa e mineraleve, më së shpeshti magnezit mund të çojë deri tek miokimia. Hani spinaq, bajame dhe arra, ose merrni suplemente të këtij minerali.
Sytë e thatë
Sytë e thatë tej mase mund të jenë si pasojë e mplakjes, mbajtjes së thjerrëzave apo edhe si pasojë e marrjes së disa medikamenteve të caktuara. Përdorni lot artificialë ose lagni sytë me ujë të ftohtë.
Tendosja e syrit
Shumë shprehi sjellin deri te tendosja e syve dhe dridhja e qerpikëve. Disa nga fajtorët më të shpeshtë: mosmbajtja e syzeve gjatë ditëve me diell, mosmbajtja e syzeve me dioptri të drejtë, shikimi i gjatë në kompjuter ose telefon mobil. Sytë duhet të pushojnë mirë!
Shtangia e nofullës ose kërcitja e dhëmbëve
Shumë njerëz shtangin nofullën ose kërcasin dhëmbët, posaçërisht në gjumë, dhe kjo quhet bruksizëm. Duhet të kontrolloheni te stomatologu dhe në këtë rast duhet që të mbani mbrojtëse për dhëmbët. Në ndërkohë, bëjini masazh të lehtë nofullës nga jashtë dhe brenda. Kjo do t’i lëshojë muskujt e fytyrës dhe do ta lehtësojë problemin.
Shkaktarët tjerë potencialë
Nganjëherë dridhja e qerpikut mund të jetë si tregues i ndonjë problemi të rëndë medicinal. Hipoglikemia, sëmundja e Parkinsonit, sindroma Turetov dhe problemet neurologjike, gjithashtu mund të shkaktojnë dridhjen e qerpikëve.
Nëse i keni provuar të gjitha këshillat e cekura më lartë dhe dridhja ende vazhdon, vizitohuni te mjeku./observer/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...