Ka njerëz të cilët kur pinë ujë me vrull sapo zgjohen kanë shtrëngime të forta e dhimbje të stomakut.
Madje, një prej lexuesve të AgroWeb.org e përshkroi me humor ndjesinë duke e krahasuar me Trimin që hidhte gurë në filmin Përrallë nga e Kaluara. Ekspertët thonë se dhimbjet që shoqërojnë pirjen e ujit esëll në stomak ndodhin për arsye se kur stomaku është esëll është i qetë.
Pirja me vrull e ujit është traumatike sidomos për stomakun që është i ndjeshëm. Uji, sidomos nëse është i ftohtë, shkakton kontraktim të menjëhershëm të muskujve të stomakut.
Një gjë e tillë ndodh më shpesh tek njerëzit që vuajnë nga gastriti, ose në terma më të thjeshta inflamacioni i stomakut.
Përveç konsumit të tepruar të ilaçeve si ibuprofeni, gastriti mund të nxitet edhe nga stresi emocional i cili shkakton një dallgë të madhe aciditeti në stomak.
Arsye të tjera përse nuk duhet të pini ujë me vrull
Mund të tingëllojë e çuditshme, megjithatë nëse e pini ujin me vrull do të dehidratoheni.
Shpjegimi është ky: trupi merr 20-30 përqind të ujit për të cilin ka nevojë nga ushqimet.
Nëse ju pini të njëjtën sasi uji por pa ngrënë, atëherë me gjasë nuk po merrni mjaftueshëm.
Ndër të tjera, nëse pini ujë me gllënka të mëdha rrezikoni të holloni gjakun dhe nxisin nxjerrjen e menjëhershme të ujit nëpërmjet urinës.
Kësisoj do të jeni më të dehidratuar.
Si duhet pirë uji?
Uji duhet pirë ulur, në gllënka të vogla, dhe jo të mbaroni një shishe menjëherë.
Me gllënka të vogla, uji qëndron më shumë në gojë dhe më pas rrugëton ngadalë drejt stomakut bashkë me pështymën ku neutralizon nivelet e aciditetit.
Gjithashtu, nuk duhet të pini ujë para dhe gjatë vakteve. Përmbytja e stomakut gjatë vakteve, hollon lëngjet tretëse duke ndikuar tek i gjithë sistemi dhe vështirësuar atë.
Njerëzit me probleme me tretjen nuk duhet të pinë ujë të ftohtë
Sipas ekspertëve, uji i ftohtë përkeqëson tretjen.
Nëse temperatura e stomakut është më e ftohtë se e trupit në përgjithësi, enzimat tretëse nuk e bëjnë dot punën e tyre.
Kësisoj ushqime që duhet të qëndrojnë në stomak për më gjatë, siç janë mishi, peshku, shpendët, legumet, djathi apo drithërat transferohen në zorrë shumë më shpejt se zakonisht.
Në zorrë, ushqyesit dhe proteinat nuk përthithen dot.
Kësisoj, nëse vuani nga fryrja, gazrat, gromësirat, era e keqe e gojës, diarea e probleme të tilla, përpiquni të kufizoni sa më shumë ujin e ftohtë.
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...