Hulumtimi i ri ka treguar që lëvizjet e bebes kanë edhe “qëllimin” tjetër, pos që nënën nuk e lënë të fle gjumë.
Studimi i ri i publikuar në revistën profesionale Development thotë që bebet lëvizin, sepse ajo është mënyra që të zhvillojnë kocka dhe nyja të fuqishme.
Shkencëtarët e Kolegjit Trinity në Dublin të Irlandës, kanë studiuar embrionet e zogjve dhe të minjve dhe kanë konstatuar që lëvizjet në embrion stimulojnë “interaksionin molekular”, i cili qelizat dhe indet e embrionit i shndërron në inde funksionale të kockave dhe nyjave.
Varësisht nga ajo se ku gjenden indet konkrete “të padefinuara”, lëvizjet i orientojnë që t’i transformojë ose në inde të kockave ose në inde të kërcit, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë zbuluar që nëse bebja nuk lëviz mjaftueshëm në mitër mund të ndodhë që të lindë me eshtra shumë të brishta, apo me abnormalitete të caktuara në zhvillimin e nyjave.
Rreziku nga këto çrregullime ekziston, sepse, si edhe te të rriturit, edhe te bebet është e nevojshme që nyjat të jenë të mbuluara me shtresë të butë të kërcit që të mund të lëvizë drejt.
“Zbulimi ynë tregon që për mungesë të lëvizjeve embrionale të qelizave nga të cilat duhet të formohet kërci arrijnë sinjale të gabueshme molekulare, dhe nuk do të zhvillohen drejt”, thotë dr. Paula Murphy, e cila është bashkautore e këtij studimi.
“Në rastin e këtillë, shkurtimisht, qelizat do të merrnin sinjal që “kockat e vërteta”, në vend të sinjalit që të “krijohet kërci i vërtetë”, thotë ajo.
Lëvizjet e bebes në stomak janë një ndër indikatorët që me shtatzëninë çdo gjë është në rregull.
Shumica e shtatzënave lëvizjen e parë të bebes e ndiejnë midis javës së 16-të dhe të 24-të të shtatzënisë, madje edhe deri në javën e 32-të bebet janë gjithnjë e më aktive, mirëpo rreth javës së 32-të aktiviteti i tillë nuk rritet, por është i pranishëm.
Nëse vëreni çfarëdo ndryshimi qoftë në lëvizjet e bebes suaj, nëse ju duket që bebja lëvizë dobët apo më rrallë seç jeni mësuar, nëse bebja është qetësuar gjatë një periudhe të gjatë kohore, shkoni menjëherë te mjeku. /Telegrafi/
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...