Nëse i përfshini këto pije natyrale në ushqimin e ekuilibruar dhe i shmangni shprehitë e dëmshme (si duhanin dhe alkoolin) do të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe shëndetin në përgjithësi
LËNGU NGA PANXHARI
Panxhari përmban fitokemikate të njohura si betarinë që përmban antioksidues, duke shtuar eliminimin e substancave të dëmshme përmes urinës. Kjo parandalon formimin e gurëve në veshka dhe në shkëmbim përmirëson procesin e pastrimit. Për më shumë, vitaminat dhe mineralet përmirësojnë qarkullimin duke reduktuar inflamacionet në artere. Përbërësit: 3 panxharë. 1/2 e gotës ujë (100 ml). Përgatitja: Shtrydheni panxharin, dhe lëngun e përzieni me ujin. E pini menjëherë pas përgatitjes, dy herë në ditë.
LËNGU ME DREDHËZA DHE GREJPFRUT
Një pije e përgatitur nga dredhëzat dhe grejpfruti kanë përqendrim të lartë me antioksidues dhe kontribuojnë në qarkullimin më të mirë të gjakut. Përmbajnë vitamina A dhe C, bashkë me minerale, reduktojnë akumulimin e mbeturinave në gjak duke parandaluar formimin e droçkave. Përbërësit: Lëngun e 2 grejpfrutave, 6 dredhëza të shtypura, 1 lugë mjaltë (25 g), 1/2 gotë ujë (100 ml). Përgatitja: Shtrydheni lëngun nga dy grejprfrut dhe përzieni në blender me dredhëzat, mjaltin dhe ujin. Ta konsumoni menjëherë pas përgatitjes. E pini së paku tri herë brenda javës.
ÇAJI NGA XHENXHEFILI
Çaji i përgatitur nga xhenxhefili është ilaç tradicional për problemet që përfshijnë qarkullimin e gjakut. Përmban substanca kundër inflamacioneve që stimulojnë qarkullimin e gjakut nëpër arterie. Përbërësit: 1 gotë ujë (200 ml), 2 lugë xhenxhefil të freskët (10 g), 1 lugë mjaltë (25 g). Përgatitja: Ngroheni ujin, kur të vlojë ia shtoni xhenxhefilin e freskët. E lini të qëndrojë për 10 deri 15 minuta dhe më pas e kulloni. Shtojeni mjaltin dhe e pini, deri dy herë brenda a ditës.
LËNGU ME TRANGUJT DHE SELINO
Lëngu nga trangulli dhe selino promovojnë eliminimin e helmeve nga gjaku. Efekti i tyre si diuretik ndihmojnë luftimin e inflamacioneve që në shkëmbim ulin rrezikun për sëmundjet. Përbërësit: 2 tranguj, 1 shkopinj selino, 1 gotë ujë (200 ml). Përgatitja: Copëtoni trangujt dhe i përzieni në blender me selinon dhe ujin. Pini këtë përzierje, dy herë në ditë.
LËNGU NGA PAPAJA, KUMBULLA DHE RRUSHI I ZI
Ky lëng natyral kombinon përbërësit e pasur me antioksidues dhe fibra. Efekti i tyre përmirëson qarkullimin e gjakut dhe problemin me mpiksjet e gjakut. Përbërësit: 1/2 e gotës rrush të zi (80 g), 3 kumbulla, 1 gotë ujë (200 ml). Përgatitja: E pastroni rrushin mirë dhe e hidhni në blender bashkë me kumbullat dhe ujin. E përzieni derisa të shndërrohen në lëng. E pini menjëherë. Ta konsumoni në stomak të thatë, për çdo ditë për dy javë rresht.
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion