Këto ditë në shumë shtete të botës po marrin masa të rrepta ndaj përhapjes së Covid-19, ndaj një armiku të padukshëm që po sulmon njerëzimin. E ndër këto masa është ajo e quajtur karantina, e cila po zbatohet edhe në Kosovë . Që nga lufta e vitit 1999, populli i Kosovës tani po përballet më një tjetër vështirësi për dallim nga ajo e viteve 1998-1999 që duhej të bashkoheshim të gjithë në një dhomë për të mbijetuar, tani është periudha ku duhet ta vlerësojmë dashurinë dhe respektin në distancë duke mos qëndruar shumë së bashku e që thënë të drejtën jo rrallë herë e kemi braktisur shtëpinë dhe familjen nga jeta dinamike që kishim, por diqka ndryshoj dhe ja ku jemi. Si kurrë më parë po brengosemi si: për gjenaratat e treta (gjyshërit tanë) ashtu edhe për prindërit dhe fëmijët duke treguar dashuri në distancë dhe presim me durim të shtuar të na vijnë ditët e afrimitetit, të bashkimit familjar, takimeve shoqërore, dhe angazhimeve edukative-arsimore, po ashtu edhe kthimit në punë. Kjo periudhë pandemie dhe karantinimi kërkon një mobilizim nga e gjithë masa që të kujdesemi për veten dhe tjerët. Është mënyra e vetme që duhet të luftojmë të të qenurit mirë, të gjithë së bashku të kalojmë më lehtë këtë pandemi, por mos të harrojmë se nuk duhet kursyer as ndjenjën e të qenit human të ofrojmë ndihmë, dhe të jemi pranë atyre që kanë nevojë edhe për prezencën tonë fizike.
Këtë situatë e kuptojmë që nuk është e këndshme, sepse nuk jemi mësuar të kemi rutinën e jetës që bëjmë tani, të qëndruarit gjatë në shtëpi për ditë radhazi dhe kohë të pacaktuar, është e vështirë por jo edhe e pakalueshme. Fakt që ankthi i lehtë mund të jetë prezent tek disa njerëz e ata do kenë ndjenjën e mërzisë, frikën dhe shqetësimin për të ardhmen. Prandaj, ajo qka kërkohet nga ne është të jemi vigjilent ndaj çdo lloj përballje apo rreziku që na kanoset, të kemi optimizmin se do kalojmë edhe këtë kohë e ditët e vështira në shtëpi, mbase thënë sinqerisht nuk janë edhe të rënda për tu kaluar por vetëm duhet të kemi kujdes të dimë si bëjmë menaxhimin e ditëve, gjumit të mjaftueshëm, padyshim tu ikim mendimeve negative se “nuk kemi çfarë të bëjmë”, dhe “çfarë na pret nesër”, duke ndjekur lajmet ( nuk duhet ta bëjmë orë e qast) duhet të mendojmë më shumë se kurrë për shëndetin tonë mendor, dhe at fizik, mos të konsumohemi me gjëra që ulin humorin, të përqëndrohemi më shumë në rutinën e ditëve e mos të futemi në mendime të thella dhe mos të shikojmë gjatë se nga vjen Covid-19 kur do përfundojë, sa do zgjas karantina. Ky shqetësim nuk duhet të na mundoj, ne duhet vetëm të qetësohemi dhe të presim si do shkoj situata vetëm duke ndjekur rregullat dhe kujdesin që na është kërkuar sepse kështu do e kalojmë më lehtë, e sa i përket të ardhmes nuk e parashikon askush tjetër përvec Zotit, e as ne.
A do jemi ata që ishim para karantinës ?
Këtë duke parë edhe në aspektin psikologjik s’do mend se shumë prej nesh do përjetojmë ndryshime dikush ndoshta do ketë stres posttraumatik e kjo pastaj do marrë pak kohë që ti kthehemi rutinës së ta quajmë “normalitetit”, sepse si kurrë më parë kemi patur mundësinë dhe hapsirën për të qëndruar pa bërë asgjë e them (kushtimisht), pastaj për të lexuar kemi patur mundësinë të reflektojmë shumë të shohim se ku jemi si shoqëri. Nuk duhet lënë anash se një pjesë do ndjejmë pasiguri, stres, ankth, dhe frikë, sepse pothuajse të gjithëve na u janë prishur planet që kemi bërë, apo edhe disa gjëra që na kanë mbetur pezull, por këto nuk do jenë më të pakta sfida që do kemi. Mbase do kemi përballje me krizën ekonomike ( edhe kemi patur ) mund të themi se ende jemi shtet në tranzion dhe pas karantinës shumë nga bizneset e vogla ndoshta do shuhen, gjendja ekonomike nuk do jetë e njejtë, shumë nga ne edhe do jemi pa punë, fatkeqësisht duke pas ndihmesë edhe krizën politike që mbizotëron këto ditë pandemie. Derisa në vendet tjera shtetet kanë menduar për jetën e qytetarit dhe fuqinë punëtore, tek ne kjo gjë kjo nuk është marrë fort për bazë, pasi që në ditët më kritike të përballjes me pandeminë ne pamë edhe egon e partive politike për të marrë pushtetin dhe për të bërë loja politike, e populli mbetën edhe më në konfuzitet se si u bë, kështu ! Dhe si pasojë e kësaj Kosova me një periudhë të shkurtë kohore edhe një pjesë të madhe të rinisë do e përcjell drejtë kufijëve të Europës , që do jetë diqka edhe më e rëndë se Covid-19, sepse ata nuk mendojnë të kthehen më në vendin ku kanë thurur ëndërra për jetën e tyre, por edhe na le për të kuptuar se shteti ynë fare nuk brengoset për jetën e qytetarit, e as për të ardhmen e të rinjëve dhe nuk kanë pretendime që të bëhet më mirë, progres nuk do shihet por, uroj mos të kemi regres apo stagnim të gjendjes aktuale.
Parë aspektin tjetër kur do kaloj kjo pandemi Covid-19 ne të lirohemi nga karantina do i kthehemi lirisë së lëvizjes por, jemi ndryshuar si njerëz ; tek disa do ndikojë që të mësohen me vetminë, shoqërinë virtuale do e shohin si të mjaftueshme, do e kuptojmë që nuk është me patjetër të dalim në hapësira kolektive, kafja e mëngjesit nuk do jetë e domosdoshme për tu pi jashtë shtëpisë e as ushqimi i shpejtë për tu konsumuar, do rrallohen daljet në jetën e natës, nuk do frekuentojmë restaurantet siç kemi frekuentuar, do e kemi kuptuar që si i pasuri dhe i varfëri janë të barabart, ajo qka na dallon është se cili është më shumë human në shpirt se tjetri, dhe se gjithçka mund të ndryshojë nga qasti në qast, e ne duhet të jemi të pregaditur për gjithçka, as gëzimin as hidhërimin nuk duhet parë si tepër emocionues. Por, duhet të kemi ndjenjën e altruizmit ndaj njëri- tjetrit dhe të besojmë se kjo do kalon duke ndihmuar tjetrin edhe neve na lehtësohet ndjenja negative, e mbi të gjitha do mbetet edhe periudhë për tu mbajtur mend. Duhet të jemi gjithnjë të motivuar nga dëshirat altruiste, jo-vetiake dhe të orientuara drejt mirëqenies së tjetrit.
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...