Përgjumja e tepërt gjatë ditës është lidhur me rritjen e akumulimit në tru të proteinës beta-amiloide, një bioshënjuese që paralajmëron sëmundjen e Alzheimerit.
Ky është rezultati i një studimi të ri të botuar në “JAMA Neurology”. Akumulimi i proteinës beta-amiloide ndodh në fillim të fazave paraklinike të sëmundjes së Alzheimerit. Gjumi ndihmon në eliminimin e kësaj proteine, ndërsa çrregullimet e tij mund të nxisin akumulimin e saj.
“Përcaktimi nëse përgjumja e tepruar gjatë ditës është e lidhur me akumulimin e proteinave beta-amyloide, është i rëndësishëm për zhvillimin e llojeve të reja të ndërhyrjeve”, thotë Prashanthi Vemuri (Klinika “Mayo” në Roçester, SHBA), i cili ka udhëhequr grupin e punës. Hulumtuesit kanë marrë në studim 283 vetë mbi 70 vjeç, pa simptoma të demencës, të cilët ishin regjistruar në Studimin e Plakjes në klinikën “Mayo”, që kishin vetëraportuar përgjumje të tepruar si dhe i ishin nënshtruar të paktën dy skanimeve të njëpasnjëshme të trurit nga viti 2009, deri në 2016-ën. Rezultatet kanë treguar se 63 pjesëmarrës (22.3%) kishin përgjumje të tepruar të përditshme në matjet bazë dhe se kjo ishte e lidhur me rritjen e akumulimit të proteinave beta-amiloide në zonat e ndjeshme të trurit.
“Rezultatet tona sugjerojnë se njerëzit me përgjumje të tepërt gjatë ditës mund të preken nga ndryshime patologjike të lidhura me sëmundjen e Alzheimerit. Do të jenë të nevojshme studime të tjera për të sqaruar nëse përgjumja është tregues i paqëndrueshmërisë së gjumit, mbingarkesës së trurit ose e shkatërrimit të neuroneve që nxisin gjendjen zgjuar. Identifikimi i hershëm i pacientëve me përgjumje dhe trajtimi i çrregullimeve të gjumit mund të zvogëlojë akumulimin e proteinës beta-amiloide në këtë popullsi”, përfundojnë autorët. /Doktor33.al
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...