Vlera e vitaminave C, si preparat në parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve, njihet qëmoti.
Është një nga antioksiduesit më të fortë midis vitaminave në ujin e ngrohtë, e pos se e forcon rezistencën e organizmit karshi infeksioneve me viruse dhe baktere, ndikon edhe kundër alergjive, sëmundjeve të organeve të frymëmarrjeve dhe sëmundjeve të tjera.
VITAMINA C NATYRALE – RECETA
Për këtë recetë ju nevojiten agrume të ndryshme (limon, portokall, grejpfrut, lime, mandarinë,…), të cilat i keni pranë. Më së miri do të ishte të blini agrume natyrale apo ato që nuk janë spërkatur me pesticide. Pasi t’i keni qëruar dhe konsumuar agrumet, lëvoret e tyre i pastroni mirë dhe i shtrini në një tepsi dhe i lini për disa ditë në temperaturë të dhomës derisa të thahen. Më pas, lëvoret e thata i hidhni në blender dhe i përzieni në pluhur aq imët sa dëshironi. Kjo është e tëra. Ruani pluhurin në një enë dhe e ruani në frigorifer.
KONSUMIMI
Lëvorja e agrumeve përmban shumë sasi me vitamina C; 100 g lëvore ofron rreth 130 mg vitamina C! Konsumoni së paku 1 lugë në bazë ditore – thjesht e shtoni në qull, supë, lëngje, sallatë.
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...