Përfitimet surprizuese shëndetësore që na vijnë nga fjetja pa rroba

00:22 | 7 Qershor 2017
Trina Galanxhi

8 orë të plota gjumë shoqërohen me jo pak përfitime shëndetsore, por të fjeturit pa rroba mund të na sigurojë edhe më shumë përfitime.

Nëse jeni në rradhët e njerëzve që nuk i duroni dot shtresat e tepërta, çorapet, e flini vetëm me të brendshme e sigurtë që pasi të lexoni më tej, do t’i hiqni fare dhe ato.

Do të flini më mirë

Të gjithëve na ndodh të kemi probleme me gjumin gjatë netëve të nxehta, pasi që trupi të bjerë në gjumë duhet që temperatura të jetë nën 22 gradë.

Natën temperatura e trupit bie dhe ju nuk mund të flini nëse në dhomë është tepër ngrohtë. Nëse ju shtriheni pa veshje, kjo gjë do t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe më shpejtë.

Lëkura merr frymë

Pas një dushi të freskët është gjithnjë një ide e mirë të shtriheni pa veshje në trup pasi në këtë mënyrë lëkura do të “ marrë frymë” .

Ndihmoni trupin të rregullojë nivelet e kortizolit

Kortizoli është një hormone që shkakton jo pak probleme në organizmin e njeriut. Ky hormone ndihmohet nga temperature e ngrohtë e organizmit, ndaj kur ju flini pa rroba, temperatura e trupit është konstante duke bërë që nivelet e prodhimit të kortizolit të ulen.

Rritet niveli i hormoneve të mira

Kur temperature e trupit fillon të bjerë sapo organizmi bie në gjumë, prodhimi i melatoninës e i hormoneve të tjera rritet. Nëse ju visheni trashë , ju pengoni këtë proces pasi rritja e temperaturës ndikon për keq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme