Turmeriku, nga familja e xhenxhefilit, është një prej erëzave kryesore. Turmeriku i freskët është një rrënjë rizome, si xhenxhefili, por pak më e vogël, me një lëkurë të kuqërremtë dhe një brendësi ngjyrë portokalli të ndritshme.
Trumeriku mund të gjendet gjithashtu i thatë dhe në formë të pluhurit ngjyrë ari. Kjo substancë është përdorur në shekuj për aromë, ngjyrë, gatimin e ushqimeve por gjithashtu si një ilaç në trajtimin e çrregullimeve të pezmatimit.
Kurkuma, një polipenol me ngjyrë të verdhë, komponent i gjetur në trumerik është fokusi i hulumtimit të shkencëtarëve në potencialin e tij për parandalimin e sëmundjeve kronike si kanceri, sëmundjet e zemrës, artriti, diabeti dhe sëmundja e alzhaimerit.
Studimet klinike mbështesin atë që kurkuma është një anti-inflamator dhe ka efekte antioksidante në obezitet dhe lidhje të inflamacionit duke çuar në rezultate të tilla si humbje peshe, përmirësim të lipideve të gjakut, reduktim të rrezikut të arteriosklerozës dhe përmirësim në ndjeshmërinë e insulinës.
Trumeriku dhe kanceri
Hulumtuesit kanë identifikuar infeksionet kronike dhe inflamacionin si faktorë kryesorë për rrezikun e llojeve të ndryshme të kancerit. Si i tillë, konsumimi i rregullt i trumerikut konsiderohet si një kontribues i mundshëm për të ulur rrezikun e kancerit. Rezultatet e disa studimeve kanë treguar se kurkuma mund të ulë rritjen e tumorit, të bllokojë transformimin e qelizave dhe të minimizojë shpërhapjen e llojeve të caktuara të kancerit.
Trumeriku dhe shëndeti i trurit
Trajtimi i sëmundjes së alzhaimerit me kurkumë mund të prodhojë efekte mbrojtëse, duke ndihmuar në bllokimin e formimit të pllakave amyloide dhe zvogëlimin e prodhimit të substacave inflamatore. Hulumtuesit sugjerojnë se kurkuma aktualisht mund të jetë një prej komponentëve më premtues në zhvillimin e terapive për sëmundjen e alzhaimerit.
Trumeriku dhe artriti
Roli i kurkumës në trajtimin e artritit gjithashtu është premtues. Studimet tregojnë se pacientet e ushqyer me kurkumë reduktojnë më shumë dhimbjen e artritit.
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?