Pjepri është një frut shumë i pëlqyer. Ky frut mund të përdoret si shtesë e sallatave, ëmbëlsirave apo në formë të supës.
Në vijim ju sjellim disa nga përfitimet më të rëndësishme shëndetësore që pjepri i ka:
Përmban një numër të madh të vlerave ushqyese – Pjepri përmban 0 yndyrë, përmban shumë pak kalori, vitaminë C, vitaminë B si dhe magnez.
Stabilizon shtypjen e gjakut – Në përgjithësi shumë fruta dhe perime kanë aftësi të përmirësojnë shtypjen e gjakut.
Përmirëson shëndetin e eshtrave – Pjepri ka disa përbërës ushqyes, që kanë rol në mirëqenien e eshtrave. Prania e vitaminës K dhe magnezit në pjepër ju siguron eshtrave fortësi.
Përmban sasi të lartë të ujit dhe elektroliteve – Nëse dëshironi të mbani trupin të hidratuar, gjëja e parë që ju bie në mend është të pini ujë. Mirëpo edhe frutat siç është rasti me pjeprin kanë një sasi të lartë të ujit dhe ju mbajnë të hidratuar.
Pastron lëkurën – Ngrënia e pjeprit mund të përmirësojë shëndetin dhe pamjen e lëkurës, për shkak se përmban një sasi të lartë të vitaminës C.
Forcon sistemin imunitar – Vitamina C është e njohur për përmirësimin dhe forcimin e sistemit imunitar. Shumë hulumtime, kanë treguar se vitamina C mund të parandalojë infeksionet dhe inflamacionet.
Përmirëson tretjen – Pjepri përmban fibra dhe përbërës të tjerë, që ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të sistemit tretës.
Përmirëson shikimin – Pjepri përmban dy antioksidantë shumë të rëndësishëm siç janë: luteina dhe zeaksantina. Këto dy antioksidantë përmirësojnë shëndetin e syve dhe parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve të syrit./mapo
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...