Është e vështirë të krahasosh vlerat ushqyese të frutave të thata, sikurse bajamet arrat e të tjera me radhë, por fëstëkët cilësohen si më të mirat.
Vetëm një porcion prej 30 gr fëstëkësh ofron më shumë sesa 30 vitamina, minerale dhe super ushqyes të tjerë.
Një nga gjërat më të mira të frutave të thata në përgjithësi është pasuria me minerale, e cila është vitale për funksionim korrekt të trupit tonë. Edhe pse janë të yndyrshme, stikat janë të shëndetshme dhe ndihmojnë në djegien e yndyrnave në stomak.
Fëstëkët janë një burim i pasur vitaminash të grupit B, që janë themelore për sistemin nervor, masën muskulare, humorin e mirë dhe ofrojnë energjitë e duhura për të luftuar infeksionet. Ato gjithashtu janë ndër më të pasurat me proteina (dhe yndyrna të shëndetshme) mes frutave të thata, pra, janë shumë të mira për të ruajtur nivelet e gliceminës dhe insulinës.
Sipas studimeve, stikat janë klasifikuar si ushqimet me sasinë më të madhe të aktivitetit antioksidues, duke lënë pas vetes 100 ushqime të tjera, që vlejnë të përmenden ne këtë aspekt.
Antioksidantët ndihmojnë parandalimin e dëmeve të radikaleve të lira, duke i shpëtuar kështu qelizat dhe duke parandaluar plakjen dhe sëmundjet./eo/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...