Puthja është trajtë natyrale njerëzore. Në përgjithësi përdoret për t’u lidhur fizikisht me partnerin dhe për t’i treguar se ndiheni se e konsideroni atë të veçantë.
Megjithatë, nëse nuk e keni ditur, puthja me partnerin sjellë përfitime të shumta, disa prej të cilave jua sjellë më poshtë Telegrafi:
Puthja me partnerin djegë kalori
Është shumë i mahnitshëm fakti se puthja, e cila është aktivitet i thjesht që me siguri ju pëlqen, mund të ndihmojë në djegien e kalorive. Normalisht numri i kalorive të cilat i digjni nuk krahasohet me ato që i digjni kur vraponi për 30 minuta, por puthja është shumë më mirë sesa të mos lëvizni fare. Kur nuk bëni asgjë, ju e digjni një kalori për minutë, ndërsa kur putheni, ju i digjni dy deri në tri kalori për minutë.
Puthja është shpëtimtarja e fytyrës
Puthja mund t’ju ndihmojë të dukeni mirë. Jo vetëm që djegë kalori, por gjithashtu është ushtrim i mirë fizik për fytyrën. Puthja ndikon në forcimin e lëkurës, prandaj puthuni më shpesh për të parë ndryshme mahnitëse.
Puthja e zvogëlon stresin
Është puna, problemet financiare, fëmijët, dhe të gjitha problemet tjera në botë. Me siguri se ndiheni tejet e stresuar në fund të ditës, dhe kjo është si pasojë e hormonit të stresit, kortizolit. Por lajmi i mirë është se nuk duhet të merrni asnjë ilaç për t’u ndjerë më mirë. Thjesht duke u puthur për disa minuta, ju mund t’i zvogëloni aktivitetet e kortizolit, rrjedhimisht t’i zvogëloni nivelet e këtij hormoni. Kur i zvogëloni kto nivele, ju rrjedhimisht jeni më të shëndetshëm.
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë