Çështja se a do ta ushqeni me gji apo jo beben, është vendim personal. Por është gjithashtu çështje që do të tërheq mendime të shumta nga miqtë dhe familjarët.
Autoritete të shumta mjekësore, duke i përfshirë ato më të njohurat, e rekomandojnë fuqimisht ushqimin me gji, transmeton Telegrafi.
Nëse jeni në dilema se a dëshironi ta ushqeni beben me gji apo jo, atëherë nëse njoftoheni me përfitimet që i sjell kjo gjë, ndoshta do ta ndryshoni mendjen.
Fillimisht, qumështi i gjirit e furnizon beben me të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme.
Qumështi i gjirit përmban përzierje të përsosur të vitaminave, proteinave dhe yndyrave – e që të gjitha këto i nevojiten bebes për t’u rritur.
Ndër tjerash, qumështi i gjirit përmban edhe antitrupa të cilët e ndihmojnë beben t’i luftojë viruset dhe bakteret.
Gjidhënia ia zvogëlon bebes edhe rreziqet për t’u diagnostikuar me astma apo alergji.
Plus, bebet të cilat ushqehen vazhdimisht gjatë gjashtë muajve të parë kanë më pak infeksione të veshëve, më pak sëmundje të frymëmarrjes dhe më pak diarre. /Telegrafi/