Qumështi i bletëve cilësohet si një nga ushqimet me përfitime të mëdha shëndetësore, kjo pasi përmban ujë, lëndë minerale, yndyra, proteina, karbohidrate, vitamina etj.
Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides.
Ai është një pastrues për organizmin nga toksinat. Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut.
Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.
Shkencëtarët kanë vërtetuar se qumështi i bletës ka disa përbërje të veçanta që ndihmon në rritjen e fëmijëve, sidomos tek ata që kanë probleme me zhvillimin.
Përbërja ndikon edhe në zhvillimin e organeve, bashkë me trupin.
Sa i përket përdorimit shkencëtarët këshillojnë që qumështi i bletës të mos konsumohet gjatë gjithë kohës, por në intervale javore dhe veçanërisht jo pa këshillën e mjekëve./Klan Kosova/
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...