Uji me tranguj është një nga pijet më të mira për detoksifikimin e trupit.
Ata që e konsumojnë këtë pije kanë shumë përfitime dhe ne po ju paraqesim disa prej tyre. Ata që duhet ta pinë më shumë janë personat që duan të humbasin peshë.
Është një depo vitaminash e vlerash ushqyese
Uji me kastravec përmban vitamina A, C dhe E, të cilat luftojnë veprimin e radikaleve të lira në trupin e njeriut. Këto vitamina, kombinuar me vlerat e tjera ushqyese të kastravecit, parandalojnë mpiksjen e gjakut.
Mban në kontroll tensionin e gjakut
Pirja e vazhdueshme e ujit me kastravec jo vetëm që hidraton organizmin, por ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit arsterial. Kastraveci ushqen zemrën me sasinë e duhur të potasit duke favorizuar në këtë mënyrë qarkullimin e duhur të gjakut.
Ul dëshirën për të ngrënë
Kastraveci bën pjesë në listën e ushqimeve që ju ngopin menjëherë. Nëse pini ujë me kastravec gjatë vakteve të ndërmjetme do të ndiheni më të ngopur dhe nuk do të
Përmirëson shëndetin e lëkurës
Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut. Kontakti i drejtpërdrejtë me rrezet e diellit dhe djersitja bëjnë që lëkura të humbasë lëngje dhe të jetë më e thatë. Uji me kastravec ka në përmbajtjen e tij shumë silic, i cili eleminon toksinat nga lëkura duke e bërë të duket më e freskët dhe e re.
Aleat për shëndetin e mëlçisë
Sasia e lartë e vitaminave A, B,C dhe E që gjenden në këtë ujë, kombinuar me mineralet si kalciumi, fosfori dhe potasi ndihmojnë në detoksikimin e mëlçisë./gsh/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...