Aplikimi i gjetheve të nxehta të lakrës në lëkurë siguron shumë përfitime anti-inflamatore dhe analgjezike, duke qenë se është e dobishme në lehtësimin e dhimbjeve dhe inflamacionit.
Lakra është një perime që i takon familjes së Cruciferae, një familje të cilës i përkasin edhe perime të tjera të mrekullueshme dhe të shijshme, të tilla si, për shembull, brokoli ose lulelakra.
Nga pikëpamja ushqyese është një perime shumë e pasur me vitamina, duke theksuar mbi të gjitha praninë e vitaminës C, K dhe vitaminave të grupit B.
Ajo gjithashtu siguron folate, beta-karotene, minerale (ndër të cilat pa dyshim hekuri) dhe fibra.
Cilat janë vetitë e ngrohjes së një gjetheje të lakrës dhe të aplikimit të saj në lëkurë?
Gjethet e lakrave të ngrohura, kanë një veprim të shkëlqyer dhe me efekt anti-inflamator. Është shumë e dobishme në rast të dhimbjeve anësore, të veshkave, dhimbjeve të shkaktuara nga osteoartriti dhe reumatizmi.
Përveç kësaj, është një ilaç natyral i përdorur gjerësisht për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve dhe inflamacionit që shfaqen sidomos gjatë gji-dhënies.
Kur fleta e lakrës nxehet, lëshohen një sërë substancash anti-inflamatore dhe analgjezike, të cilat në fund të fundit i japin cilësitë e saj për të lehtësuar inflamacionin dhe dhimbjen.
Përdorimi:
Për të shijuar cilësitë anti-inflamatore dhe analgjezike, duhet të merrni vetëm një gjethe lakër të gjelbër, që duket e freskët, në gjendje të mirë.
Hiq fletët e para dhe më pas merrni brendësinë. Ngroheni pak dhe më pas i vendosni gjethet e lakrës, në zonën ku ndieni dhimbjen. Duhet ta lini derisa gjethja e lakrës të ftohet.
Ju mund të përsërisni sa herë që keni nevojë, derisa dhimbja dhe inflamacioni të zhduket!/shije.al/
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...