Ata që pinë më shumë se dy gota çaj në ditë, kanë gjasa të jetojnë më gjatë se ata që nuk pinë asnjë, sipas një studim të ri.
Gjetjet, të publikuara në Annals of Internal Medicine, arritën në përfundimin se efektet pozitive duken të paprekura edhe nëse çaji pihet i zi, me qumësht, me sheqer, temperatura që pihet ose nga variantet gjenetike që ndikojnë në shkallën me të cilën njerëzit metabolizojnë kafeinën.
Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit përdorën të dhënat nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, ku 85% e gjysmë milioni burrave dhe grave, të moshës 40 deri në 69 vjeç, raportuan se pinin rregullisht çaj.
Nga ata, 89% thanë se pinin çaj të zi, raporton Skyneës, transmeton Klankosova.tv.
Studimi u krye me një pyetësor të përgjigjur nga viti 2006 deri në 2010 dhe u ndoq për më shumë se një dekadë.
U zbulua se krahasuar me ata që nuk pinë çaj, konsumi i rregullt i çajit të zi (çaji më i konsumuar në Evropë) u shoqërua me një reduktim modest prej 9% deri në 13% të vdekshmërisë gjatë 10 viteve në një moshë të mesme, veçanërisht për sa i përket sëmundjeve kardiovaskulare.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit