Google ADS

Përfitimet e çajit të zi të cilat shumica nuk i dinë

22:40 | 10 Dhjetor 2020
A. B.

Duket që konsumimi i çajit të zi mund të ndihmojë në punën e zemrës dhe kështu të zvogëlojë rrezikun nga sulmi në tru dhe sëmundjet e tjera, posaçërisht nëse pini disa filxhanë çaj në ditë

Studimet tregojnë që ata të cilët pinë rreth 3 apo më shumë filxhanë çaji të zi në ditë mund të ulin rrezikun nga sulmi në tru edhe deri në 21%, shkruan Wall.

Eliminoni aromën e keqe të shputave

Duket që çaji i zi pikërisht mund ta eliminojë erën e keqe nga këmbët tuaja për shkak të thartirës tanine, e cila është e pranishme në të.

Eliminon të gjitha bakteret për shkak të të cilave shputat e kanë atë aromë të pakëndshme, por gjithashtu mund t’i mbyllë poret të cilat më pak do të djersinë, gjë që minimalizon edhe aromën.

Për të shfrytëzuar këtë ilaç shtëpiak, zini dy qese çaj në një litër ujë 15 minuta. Pastaj largoni qeset, ndërkaq çajin zbërtheni në dy të katërtat e ujit.

Tretjen lëreni që të ftohet pak para njomjes së shputave 15 minuta deri në një gjysmë ore. Këtë do të duhej ta bëni çdo ditë derisa aroma të zhduket.

Por, përfitimet potenciale të ҫajit nuk ndalen këtu.

Ul në mënyrë të ndjeshme kancerin e vezores

Sipas një studimi të fundit amerikan, nga e përditshmja “Clinical Nutrition”, është vërtetuar se vetëm disa gota ҫaj i zi në ditë ulin me 31 për qind rrezikun e kancerit të vezores (në krahasim me një 1 filxhan ҫaj ose asnjë).

Ul tensionin e gjakut

Një analizë e re, pas një rishikimi të 25 studimeve të ndryshme, të botuara revistën britanike “Nutrition Journal”, është vërtetuar se njerëzit që pinin ҫdo ditë ҫaj të të zi, për 12 javë me radhë, e kishin presionin e gjakut më të ulët se njerëzit që pinin çaj për një periudhë të shkurtër.

Zvogëlon stresin

Në një studim të muajve të fundit, përgjatë eksperimentit, studiuesit mblodhën pështymën e pjesëmarrësve, e cila shërbeu për testimin e shënuesve të stresit. Ata provuan se çaji i zi dhe ai i gjelbër kishin ulur në mënyrë të ndjeshme shënjuesit e stresit. /Telegrafi/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme