Ndonëse mund të jeni përpjekur të ulni sasinë e konsumit të sheqerit gjatë ditës tuaj, diçka e tillë ka rezultuar e vështirë pasi trupi është mësuar me një sasi të caktuar të tij.
Por ekziston një ‘truk’ që ndoshta do ju ndihmojë ta reduktoni konsumin e tij, transmeton Klan Kosova.
Një zgjidhje mjaft e mirë alternative do të ishte konsumi i vaniljes.
Provojeni që gotës me qumështit t’i hidhni vanilje në vend të sheqerit. Në çastin kur do e provoni do duket sikur ka sheqer të mjaftueshëm, por në fakt ka 50% më pak.
Diçka e tillë funksionon pasi një pjesë e madhe e ëmbëlsirave që konsumonit kur ishit të vegjël kanë në përmbajtje të tyre vanilje dhe siç shkruan opinion në tru ajo është regjistruar si diçka e ëmbël.
Vaniljen mund ta provoni edhe në kafe apo smoothie, në këtë mënyrë do të ulet ndjeshëm konsumimi i sheqerit.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...