Disa maska të thjeshta me argjilë do të të rikthejnë freskinë.
Argjila e gjelbër është e mrekullueshme për pastrimin e thellë të lëkurës. Nëse do ta përdorësh një herë në javë, i largon të gjitha papastërtitë dhe yndyrën. Ky produkt, është plotësisht natyral dhe i paaromatizuar artificialisht.
Trajtimi i ftohtë. Përdor ujë të ftohtë për të bërë një maskë. Zakonisht përdoret në vende të skuqura e të acaruara. Temperatura e ftohtë ndihmon në pakësimin e skuqjeve dhe acarimeve.
Trajtimi i ngrohtë. Asnjëherë mos përdor ujë të ngrohtë direkt për ta përzier me argjilën. Përgatite me temperaturë ambienti, më pas vendose në një enë të ngrohtë qeramike, të mbushur me ujë të ngrohtë. Mos e nxeh shumë, sepse mund të të djegë lëkurën kur ta aplikosh. Kjo temperaturë përdoret për të riparuar dhe rigjeneruar zona që nuk janë të skuqura apo të acaruara.
Trajtimi në temperaturë ambienti: Përgatite argjilën me ujë të mbajtur në temperaturë ambienti. Kjo bëhet në rast se nuk je e sigurt se cila temperaturë mund të të përshtatet më shumë ose kur nuk ke kohë ta ngrohësh ose ta përgatisësh me ujë të ftohtë.
MASKA PËR PASTRIM FYTYRE
Për lëkurë të yndyrshme
Merr 1/2 lugë gjelle me argjilë dhe po aq ujë. Shto 2-3 pika vaj esencial të livandës, i cili është ndihmës edhe për pikat e zeza dhe 2 pika vaj esencial rozmarine, ndihmës për të eliminuar yndyrën. Përzieji mirë, derisa të bëhet si pastë. Aplikoje në fytyrë dhe mbaje për 10 minuta. Shpëlaje me ujë të vakët.
Trajtim SPA me argjilë për lëkurë të thatë
Merr 1/4 filxhan kafeje me argjile dhe po aq ujë. Përzieji mire, derisa të bëhet si pastë. Shto 2 lugë gjelle me mjaltë dhe pak banane ose avokado. Përzieji përsëri derisa të përftohet një masë kremoze. Aplikoje në fytyrë dhe mbaje 10 minuta. Shpëlaje me ujë të vakët.
Për çdo lloj lëkure
1 lugë gjelle me argjilë, 2 lugë gjelle me kos natyral. Përzieji mire, derisa kjo masë të bëhet kremoze. Aplikoje në fytyrë dhe mbaje 10 minuta. Shpëlaje me ujë të vakët.
Kujdes! Shmang zonën e syve sa herë që aplikon maskat me argjilë. Shpërndarjen e maskave në fytyrë bëje në mënyrë delikate dhe të ngadaltë dhe në formë masazhi të lehtë. Mos ushtro forcë apo tërheqje të lëkurës.
Për të larguar erën e pakëndshme të këmbëve
Përgatit një pastë me ujë mineral. Shto 3-4 pika vaj esencial sherbele dhe lyeji shputat e këmbëve. Izolojini duke i mbështjellë me një plasmas dhe mbaji për 10-15 minuta. Shpëlaji me ujë të ftohtë.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale