Në atë që është cilësuar si një vendim historik, një gjykatë italiane arriti në përfundimin se përdorimi i tepruar i telefonit celular për shkaqe pune i kishte shkaktuar tumor në tru punonjësit të një kompanie të madhe.
Gjykata në qytetin verior të Ivreas vendosi se, paditësi duhet të dëmshpërblehet me një pension nga shteti. E megjithatë, vendimi që u dha më 11 prill, por u bë publik vetëm të enjten, mund të bëhet subjekt apelimi.
Roberto Romeo, 57 vjeç, pretendon se pozicioni i tij i punës e kishte detyruar të përdorte telefonin celular nga 3 deri në 4 orë çdo ditë për 15 vite. Përfaqësuesit ligjorë të Romeos thanë se, për herë të parë në botë, një gjykatë kishte pranuar lidhjen mes përdorimit të pafrè të telefonit celular dhe tumorit në tru.
Paditësi pohon se nuk ishte qëllimi i tij të demonizonte telefonët celularë, por se njerëzit duhet të tregoheshin më të kujdesshëm në mënyrën e përdorimit të tyre.
Pjesa më e madhe e studimeve shkencore kanë arritur në përfundimin se, telefonët celularë nuk përbëjnë ndonjë rrezik serioz për shëndetin, në nivelin që i përdorin shumica e njerëzve. E megjithatë, studime të tjera kanë zbuluar se përdorimi i tepërt mund të shoqërohet me rreziqe.
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...