Pirja e kafesë është e lidhur me një mori të efekteve pozitive në shëndet, siç janë jetëgjatësia, ulja e rrezikut për depresion, për sulm në zemër dhe disa lloje të kancerit, shkruan Livescience.
Sipas një studimi të ri, pirja e dy ose më shumë kafeve në ditë mund ta rrisë rrezikun për kancer të mushkërive. Zbulimet janë prezantuar në datën 31 mars në takimin e American Association for Cancer Research. Kjo lidhshmëri e kancerit të mushkërive dhe kafesë është me e fortë sidomos tek njerëzit që nuk konsumojnë duhan, për arsye se tek njerëzit që konsumojnë duhan dhe pijnë kafe, është shumë më e vështirë të identifikohet se cili nga to i ka shkaktuar dëmin në mushkri.
Në hulumtimin e bërë, u përdorën informacione të 1.2 milion personave pjesëmarrës në 17 studime të ndryshme. Ky hulumtim ka zgjatur 8 vite dhe gjatë kësaj periudhe, 20.500 e pjesëmarrësve kanë zhvilluar kancer të mushkërive.
Hulumtuesit panë se ata që nuk konsumojnë duhan dhe pijnë më shumë se 2 filxhanë kafe gjatë ditës, ishin 41% më të rrezikuar nga kanceri i mushkërive sesa ata që nuk pijnë kafe. Studimi gjithashtu gjeti se rreziku i një personi ndryshoi shumë në mes të personave me mosha të ndryshme, raca dhe tipin e kafesë të cilën e konsumojnë.
Ky hulumtim kishte disa të meta, për arsye se nuk ishte bërë monitorimi i sasisë së duhanit që ishte përdorur gjatë gjithë kohës, por vetëm në fillim të studimit, kështu që nëse njerëzit kanë ndërruar sjellje gjatë këtyre viteve, rezultatet do të ndryshonin.
Sipas shkencëtarëve të tjerë studimi është shumë interesant dhe i rëndësishëm, mirëpo nuk është definitiv, për arsye se është realizuar vetëm përmes metodave hulumtuese dhe jo eksperimenteve shkencore.
Disa hulumtime të tjera të bëra rreth kafesë ishin se kafeja nuk kishte lidhje me shkaktimin e gliomës ose të kancerit kolateral në meshkuj dhe femra. /Gazeta Express.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...