Shumë prindër përdorin sapun të lëngshëm për të larguar mikrobet nga duart e fëmijëve. Ekspertët këshillojnë që të keni shumë kujdes në përdorimin e këtij produkti tek fëmijët, pasi, sipas tyre, paraqet rrezik për shëndetin e të vegjëlve.
Një studim i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka zbuluar se janë raportuar një sërë rastesh të irritim të syve të fëmijëve, të vjella dhe dhimbje abdominale pasi kanë përdorur sapunin e lëngshëm për duar. Në vitet 2011-2016 janë regjistruar mbi 70 mijë raste në Amerikë që kanë kërkuar ndihmë për fëmijët e tyre nën 12 vjeç, pasi janë helmuar nga sapuni i lëngshëm ose kanë pësuar irritim të syve.
Pesë prej këtyre fëmijëve kanë rënë në koma ndërsa tre të tjerë kanë pasur kriza. Dy rastet më ekstreme kanë qenë kur fëmijët kanë ndaluar së marri frymë. 91% e rasteve kanë ndodhur tek fëmijët nën 5 vjeç, të cilët thuhet se kanë gëlltitur aksidentalisht këtë produkt shruan Shendeti.com. Hulumtuesit shkencorë thonë se incidentet në lidhje me sapunin e lëngshëm për duar tek fëmijët e kësaj grupmoshe ndodhin më pak gjatë muajve të verës, ndoshta sepse ata kanë më shumë akses tek këto produkte gjatë vitit shkollor ose periudhës së gripit. Ekspertët nuk po thonë që të ndaloni së përdoruri higjienizuesin për duar, por që të monitoroni fëmijët gjatë përdorimit të tij. Pas sapunit dhe ujit, higjienizuesi me bazë alkooli është opsioni tjetër më i mirë./Shendeti.com
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...