Një studim i fundit ka gjetur se përdorimi i zbardhuesve dhe produkteve të pastrimit në shtëpi rrit rrezikun për një sëmundje vdekjeprurëse të mushkërive.
Nuhatja e vazhdueshme e produkteve me kimikate të forta mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike, e cila në të shumtën e rasteve lidhet me pirjen e duhanit, transmeton portali arbresh.info
Kjo sëmundje shkakton vështirësi në frymarrje, dëmton qeskat e ajrit në mushkëri, krijon bronhit kronik dhe inflamacion afatgjatë të rrugëve të frymarrjes.
Studimi i drejtuar nga Orianne Dumas nga Instituti Kombëtar francez i Shëndetësisë dhe Kërkimeve Mjekësore, ka hulumtuar infermieret të cilat dezinfektojnë instumetet mjeksore dhe repartet.
“Ne kemi gjetur se infermieret që përdorin dezinfektues për pastrimin e sipërfaqeve të rregullta, të paktën një herë në javë, kanë rritje të ndjeshme të sëmundjeve të mushkërive”, ka theksuar ajo./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...