Përdorimi i detergjentëve apo produkteve të tjera të pastrimit mund të dëmtojnë mushkëritë, po aq sa duhanpirja.
Të qenët në kontakt të vazhdueshëm me këto kimikate toksike vendos në rrezik shëndetin, duke prekur aparatin e frymëshkëmbimit .
Sipas një studimi të publikuar në American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine gratë që punojnë në fushën e pastrimit kanë treguar një performancë më të dobët të mushkërive (rënie e funksionit të këtij çifti organesh) krahasuar me gratë e tjera (ndonëse mund të punojnë në shtëpi, përdorimi i detergjentëve është më i kufizuar).
Efektet anësore e të padëshirueshme të këtyre produkteve mbi shëndetin e njeriut, janë provuar prej shumë studimesh e hulumtimesh klinike, vlen të thuhet se për efektet anësore në një hark kohor më të gjatë, mungojnë.
Studiuesit kanë analizuar të dhënat e 6.235 pjesëmarrësve në sondazhin e Komunitetit Europian mbi shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes me moshë mesatare 34 vjeç në çastin e nisjes së sondazhit dhe janë ndjekur për thuajse 20 vjet. Studimi ka dalë në përfundimin se vëllimi respirator maksimal ka rënë më shpejt te gratë që pastronin shtëpitë , por më të rrezikuara ishin ato, të cilat pastrimin e kishin profesion.
Autorët kanë zbuluar një rënie të funksionit të mushkërive, sa ajo e shkaktuar nga një duhanpirje e vazhdueshme dhe kanë hedhur hipotezën se një rënie e tillë ndodh për shkak të irritimit të provokuar nga shumë prej këtyre produkteve mbi mukozat që veshin rrugët e ajrit, gjë që, me kalimin e kohës, shkakton ndryshime të qëndrueshme dhe nga rimodifikim të tyre./living.al
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...