Pesë klasa antibiotikësh janë lidhur me një rritje të rrezikut për gurë në veshka dhe rreziku është më i theksuar sidomos me barnat sulfonamide të përdorura te fëmijët dhe adoleshentët.
“Rezultatet e studimit tonë sugjerojnë se ekspozimi ndaj disa antibiotikëve oralë është një faktor i ri rreziku për nefrolitiazën, një faktor që mund të ndryshohet në 30% të pacientëve që marrin receta ambulatore të panevojshme për antibiotikë”, thotë Gregory Tasian (Spitali i Fëmijëve, Filadelfia), autori kryesor i studimit.
Përhapja e gurëve të veshkave është rritur me 70% gjatë 30 viteve të fundit, paralelisht me përdorimin gjithnjë e më të gjerë të antibiotikëve; më parë, gurët e veshkave ishin më të rralla te fëmijët. Për të vlerësuar efektin e mundshëm të antibiotikëve në shtimin e rrezikut për gurë në veshka, studiuesit analizuan të dhënat nga THIN (The Health Improvement Network), një regjistër që përmban informacion mbi 13,8 milionë pacientë të trajtuar në 641 klinikat e kujdesit shëndetësor parësor në Mbretërinë e Bashkuar.
Në studim u përfshinë 25,981 pacientë me gurë në veshka dhe 259,797 pjesëmarrës të paprekur nga patologjia, me një periudhë mesatare ndjekjeje prej 5.4 vjetësh. Rreth 35% e rasteve dhe e kontrolleve ishin gra dhe mosha mesatare në përllogaritjen e parë ishte 51.6 vjet. Indeksi i masës trupore në të dyja grupet ishte mbi 27 kg/m2.
Recetat me antibiotikë ambulatorë ishin më të zakonshme për kollën dhe grykët, infeksionet e gjoksit, të aparatit të sipërm të frymëmarrjes dhe infeksionet e traktit urinar.
Duke kontrolluar 12 klasa antibiotikësh, studiuesit vunë re një lidhje midis rrezikut të nefrolitiazës dhe pesë prej këtyre klasave të marra nga 3 deri në 12 muaj para datës së llogaritjes së indeksit renal. Rreziku relativ më i madh varionte nga 27% për penicilinat me spektër të gjerë, deri në 133% për sulfonamidet. Rreziqet më të larta ishin të lidhura me përdorimin e antibiotikëve në moshat më të reja dhe tre ose gjashtë muaj para datës së matjes së indeksit.
Rreziku i gurëve të veshkave për të gjitha klasat e antibiotikëve, me përjashtim të penicilinës me spektër të gjerë, mbeti statistikisht i rëndësishëm për tre deri në pesë vjet pas ekspozimit, edhe pse rreziqet kanë qenë në rënie me kalimin e kohës. Autorët dyshojnë se reduktimet e shkaktuara nga antibiotikët në mikrobiomën e zorrëve mund të jenë përgjegjëse për këtë efekt. doktor33.al
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...