Sipas një hulumtimi të ri për matje ndërkombëtare, i cili është mbështetur në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sasia e përdorimit të alkoolit në nivel botëror nga viti 1990 deri në vitin 2017 është rritur për 70 për qind.
Të dhënat tregojnë se në vitin 1990 në botë janë konsumuar rreth 21 miliardë litra alkool, ndërsa në vitin 2017 35 miliardë e 676 milionë litra.
Megjithatë, britanikët tash pinë më pak alkool sesa para tri dekadave, pavarësisht rritjes së konsumimit të alkoolit në shumë pjesë të tjerë të botës.
Konsumimi i kësaj pijeje në Britani të Madhe ka rënë nga 12.6 litra për person në vit në 11.4 litra për person në vit. Ky ndryshim paraqet rënie për rreth 10 për qind.
“Para vitit 1990, shumica e alkoolit është konsumuar në vendet e pasura, kryesisht në Evropë. Sidoqoftë, kohës së fundit alkooli përdoret më pak në Evropë dhe përdoret shumë më shumë në disa vende të Lindjes, përfshirë Kinën, Indinë dhe Vietnamin”, tha Jakob Manthey, autor i këtij hulumtimi.
Rreth 15 për qind e popullsisë së Britanisë së Madhe nuk kanë përdorur alkool për një vit, 77 për qind kanë përdorur alkool, ndërsa 26 për qind kanë përdorur alkool të paktën një herë në muaj, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...