A e filloni ditën tuaj me një filxhan kafe apo çaj? Sigurisht keni dëgjuar argumente për dhe kundër, se çaji i zi mund të jetë i dëmshëm nëse konsumohet çdo ditë, deri sa duhet të shmanget më pas plotësisht.
Deri tani, nuk ka të dhëna zyrtare që pretendojnë se ky lloj çaji është i dëmshëm për shëndetin, në të kundërtën, është shumë i dobishëm në parandalimin e shumë sëmundjeve që po prekin të rinjtë në botë, andaj edhe po paraqesim përfitimet e kësaj pije gjithnjë e më shumë të popullarizuar.
Shëndeti oral
Hulumtimet kanë treguar se çaji i zi vret bakteriet që shkaktojnë karies si dhe sëmundje të mishërave të dhëmbëve. Antioksidantët që janë të pranishëm në këtë çaj, parandalojnë këto shqetësime dhe rregullojnë erën e keqe të gojës.
Ndikon në punën e zemrës
Çaji i zi dhe ai jeshil reduktojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe përmirësojnë shëndetin kardiovaskular. Njerëzit që konsumojnë tre ose më shumë filxhana çaj në ditë, kanë një rrezik të reduktuar të sulmit në zemër.
Antioksidant
Çaji i zi përmban polifenol që parandalon substancat toksike që të dëmtojnë organizmin, sidomos tek personat që konsumojnë duhan.
Ndikon si preventivë rreth sëmundjeve kanceroze
Sipas disa hulumtimeve, polifenolet në këtë çaj parandalojnë formimin e karcinomeve në trup, veçanërisht kancereve të caktuara, të tilla si të prostatës, mushkërive, zorrës së trashë dhe fshikëzës. Substanca e gjetur në çajin e zi TF-2 i shkatërron qelizat kancerogjene, duke i lënë qelizat normale të padëmtuara.
Ndikon në shëndetin e eshtrave
Meqenëse çaji i zi është shumë i shëndetshëm, atëherë njerëzit konsumojnë në sasi normale këtë pije, kanë eshtra më të forta se sa ata që nuk e praktikojnë atë.
Rrezik i zvogëluar i diabetit
Një përfitim tjetër i kësaj pije është se zvogëlon rrezikun që ju të bëheni diabetik.
Kontribuon në shëndetin e lëkurës dhe flokëve
Antioksidantët në çajin e zi ndihmojnë lëkurën që të përballojë aknet, duke e bërë të butë dhe të freskët, dhe se efikasiteti i tij është provuar poashtu edhe në flokët.
Forcon sistemin imunitar
Kjo pije përmban një substancë të quajtur tanin, të cilët studimet kanë treguar se ka aftësinë për të luftuar kundër viruseve, duke forcuar kështu sistemin imunitar./femra.net/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...