Përdorimet befasuese të pudrës që nuk kanë lidhje me bebet

22:58 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Pudra e bebes që në emër të kushtëzon duke na bërë të mendojmë se përdoret vetëm për bebet, por ky pluhur magjik mund të përdoret për shumë gjëra tjera.

Kur të lexoni më poshtë të gjitha mënyrat se si mund ta përdorni pudrën, keni apo jo një bebe në shtëpi, ky produkt nuk do t’ju mungojë më.

1. Përdoreni si shampon të thatë Përdoreni këtë truk kur flokët tuaj janë me vaj dhe të yndyrshëm dhe nuk keni kohë për një dush. Pluhurosni flokët me këtë përzierje: ¼ e një gotë të vogël pudër dhe ¼ e të njëjtës gotë me sodë buke. Masazhoni lehtë skalpin e më pas krihini me krehër. Flokët nuk do të jenë më të vajisura.

2. Dezodorant Pluhurosja e këmbëve apo këpucëve me pudër bebe për të parandaluar djersitjen dhe aromat e pakëndshme.

3. U shton volum qerpikëve  Përpara se të lyeni qerpikët me rimel lyejini me pudër. Kjo do u japi qerpikëve volum.

4. Shthurja e bizhuterive  Nëse një varëse ju është ngatërruar me bizhuteritë e tjera dhe nuk i shthurni dot, hidhni pak pluhu pudre dhe do e keni më të lehtë .

5. Heq yndyrën nga rrobat tuaja Për të hequr njollat e yndyrës, hidhni pak pudër dhe ushtroni presion derisa njolla të thahet.

6. Rifreskoni çarçafët duhet i pudrosur. Kjo do t’u japë një aromë të këndshme dhe freskinë e munguar.

7. Shkëlqen veshjet e lëkurës.

8. Zbut gëzofin e kafshëve Hidhni pak pudër dhe masazhoni lëkurën e kafshës suaj. Është e rëndësishme mos t’ia hidhni në sy dhe në hundë.

9. Përpara se të depiloheni pudrosni lëkurës. Kjo e bën procesin e depilimit më pak të dhimbshëm dhe e lë lëkurën tuaj të butë dhe shumë më pak të irrituar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme