Indet do të thithin fosfolipidet dhe menjëherë do të përtëriten enët e dëmtuara të gjakut dhe indet.
Kur vriteni, qoftë ju ose fëmija juaj, menjëherë lyeni me gjalpë apo margarinë dhe hematoma nuk do të shfaqet! – transmeton Telegrafi.
Është me rëndësi të lyhet sa më parë, nëse është e mundshme menjëherë. Përse gjalpi ndikon ashtu?
Trupi është përplot enë të gjakut dhe me rastin e lëndimit, indi i lënduar irritohet dhe në indet përreth liron histaminën. Histamina shkatërron muret e enëve të gjakut dhe nga to fillon të rrjedh gjak në indet përreth.
Pasoja e gjakrrjedhjes së tillë është ënjtja e indeve të cilat fillojnë të marrin nuancën e ngjyrës së kuqe-vjollcë. Kështu shfaqet hematoma.
Gjalpi është përplot fostolipide (grumbulli i bashkimeve të cilat krijojnë membranat qelizore), ndërkaq me lyerjen me gjalpë vendin e lënduar ai thith dhe ripërtërin muret e enëve të gjakut, dhe në këtë mënyrë pengon gjakrrjedhjen e mëtejshme.
Mund ta përdorni edhe margarinën, sepse edhe ajo është e pasur me fosfolipide, mirëpo gjalpi është më i shëndetshëm, shkruan AA Natural Cosmetics.
Pos me fosfolipide, ai është i pasur edhe me vitaminat E, A dhe F, si edhe me thartira të pangopura yndyrore, të cilat kanë veti kundërkërpudhore dhe kundërinflamatore dhe regjenerojnë lëkurën duke shpejtuar prodhimin e kolagjenit. /Telegrafi/
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...