Në qoftë se keni produktet e duhura në kuzhinë, atëherë ajo do të kthehet në një vend magjik, për kujdesin tuaj dhe të familjes ndaj sëmundjeve sezonale. Ka disa përbërës të cilët janë të domosdoshëm për t’i pasur në çdo kohë. Nuk keni pse shpenzoni më për ilaçe në farmaci, këto janë ushqimet që do t’ju ndihmojnë dhe mbajnë gripin larg:
1.Rigoni: Me siguri e njihni rigonin si përbërësin special që e bën picën dhe salcën tuaj më të shijshme. Por mjekët këshillojnë që përveç picës, rigoni është një antibakterial shumë i mirë për të luftuar gripin. Gjithashtu ndihmon mushkëritë e bllokuara. Mund ta përdorni si çaj, mjaftoni të hidhni në një filxhan me ujë të ngrohtë një lugë rigon. Pas 10 minutash ai do të jetë gati për t’u pirë.
2.Kanella: Mos e përdorni vetëm për biskota dhe ëmbëlsira të tjera, ose për erën e mirë që ka, por dhe në momentin që jeni sëmurë. Kanella ngroh trupin dhe zgjeron enë e gjakut. Ajo gjithashtu ul përqendrimin e sheqerit në gjak dhe përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, prandaj sipas Webmd.com kanella po përdoret edhe për të trajtuar njerëzit që kanë diabet.
3.Hudhra: Është një nga zgjidhjet popullore, e cila është dhe e njohur për shumicën prej jush. Ajo shërben për të luftuar bakteret sepse ka veti antibakteriale.
4.Arrë- Myshku( Arrë moskat): Një nga pjesët më shqetësuese të gripit është dhe dhimbja, e cila dhe pse ndiheni të lodhur nuk ju lejon të flini. Arra e myshkut përben një përbërës qetësues ndaj dhe mundohuni ta përdorni atë në vend të ilaçeve. Hidheni në ushqim ose në çajin tuaj të preferuar.
5.Rozmarina: Doktorët thonë që dhe aroma e saj është shëruese, përveç se antibakteriale. Përdoreni 3 herë në ditë në formën e çajit. Ziejeni në ujë për 10 minuta dhe më pas konsumojeni.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...