Konsumimi i kivit mund të përmirësojë humorin brenda 4 ditëve.
Fruti i gjelbër ka përmbajtje të lartë të vitaminës C që dihet se përmirëson imunitetin dhe mirëqenien. Por tani studiuesit mendojnë se kivi ka ndikim më të shpejtë dhe më të gjatë në kohë se sa suplementet me vitaminë C.
Ekipu nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re zhvilloi një regjim ushqimor 8-javor në 155 të rritur me nivel të ulët të vitaminës C.
Pjesëmarrësit duhet të merrnin suplemente me vitaminë C, placebo ose të hanin dy kivi në ditë dhe më pas raportonin për vitalitetin, humorin, cilësinë e gjumit dhe aktivitetin fizik përmes sondazhit në celular.
Rezultatet e publikuara në British Journal of Nutrition treguan që kivi përmirësonte vitalitetin dhe humorin brenda 4 ditëve ndërsa duheshin 14-16 ditë që efekti të arrinte kulmin e tij.
Suplementet me vitaminë C e bënin këtë deri në ditën e 12-të.
Veç përmirësimit të humorit, kivi ka veti të tjera të njohura si ndikimi në sistemi tretës, shkëlqen lëkurën, rrit përthithjen e hekurit në organizëm si dhe është burim natyral acidi folik i cili është i nevojshëm për gratë shtatzëna./tvklan.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...