Për të njohur sistemin imunitar kur dobësohet, kushtojini vëmendje këtyre shenjave

09:53 | 8 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Ekspertët pohojnë se gjëja më e rëndësishme është dieta e shëndetshme dhe e ekuilibruar, gjumë i përshtatshëm dhe cilësor, kontrolli i stresit, shmangia e pirjes së duhanit dhe alkoolit, ushtrimet e rregullta, mirëmbajtja e peshës, higjena ushqimore dhe ajo personale.

Një sistem i dobët imunitar, jo vetëm që na bën të prekshëm ndaj sëmundjeve të frymarrjes si Covid-19, por gjithashtu na dërgon në probleme të shumta shëndetësore, transmeton portal arbresh.info

Për të njohur sistemin tuaj imunitar kur dobësohet, kushtojini vëmendje sinjaleve që dërgon trupi juaj.

Ftohjet e shpejta

Nëse sistemi imunitar ju është dobësuar, është kejtësisht normale që të ftoheni shpesh. Kjo është simptoma kryesore që tregon se shëndeti juaj është në rrezik. Përdorimi afatgjatë i antibiotikëve dy herë në vit gjithashtu mund të nënkuptojë që trupi ynë mund të mos jetë i “gatshëm” për të luftuar mikrobet, ndaj të cilave ekspozohet.

Infeksionet e lëkurës

Djegia, prerja ose mavijosja, reagojnë kur lëkura jonë dëmtohet. Ky proces i shërimit të lëkurës varet nga qelizat e shëndetshme imune. Plagë të vogla, të dhimbshme në gojë, si dhe infeksione të tjera të lëkurës, mund të jenë shenja të një sistemi imunitar të dobësuar, transmeton portal arbresh.info

Kapsllëku

Sistemi ynë tretës përbën pothuajse 70 përqind të të gjithë sistemit imunitar. Përveç kësaj, bakteret dhe mikroorganizmat e dobishëm (flora) që “jetojnë” atje mbrojnë zorrët tona nga infeksionet dhe përmirësojnë imunitetin. Disrregullimet e florës së zorrëve mund të rrisin rrezikun e infektimit me viruse ose të shkaktojnë inflamacion kronik. Gjithnjë e më shumë hulumtime shkencore tregojnë se sa të rëndësishme janë zorrët e shëndetshme dhe çdo ditë mësojmë gjithnjë e më shumë për lidhjen midis imunitetit dhe florës së zorrëve. Kapsllëku mund të jenë shenja që imuniteti ynë është dobësuar.

Lodhja kronike

Nëse akoma ndiheni të lodhur edhe pse keni rënë në gjumë, mund të ketë një problem me imunitetin tuaj. Ka shumë pasoja të lodhjes kronike: dhimbje në nyje, nauze, ulje të oreksit … E gjithë kjo mund të thotë që imuniteti ynë është dobësuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme