Sipas hulumtimeve të reja, konsultimi me të njëjtin doktor vërtet se është “çështje jetë a vdekje”.
Kjo pasi që këto hulumtime kanë konstatuar se pacientët që konsultohen me të njëjtin doktor përgjatë viteve kanë shkallë më të ulët të vdekjes, transmeton Telegrafi.
Studimi, i cili është publikuar në ‘BMJ Open’, është analiza e parë sistematike mbi lidhjen mes shkallës së vdekjes dhe konsultimit të vazhdueshëm me të njëjtin doktor.
Për të ardhur në këto konstatime, hulumtuesit i kanë analizuar të gjitha dëshmitë e mundshme të kësaj fushe.
Denis Pereira Gray, njëri nga hulumtuesit, ka cekur se pacientët për një kohë të gjatë e kanë ditur se ka rëndësi fakti se cilin doktor e vizitojnë dhe si komunikojnë me të.
Ndërsa hulumtuesit kanë treguar se konsultimi me të njëjtin doktor shpie në komunikim më të mirë, në kënaqësi të pacientit, etj.
Ky efekt aplikohet përgjatë kulturave të ndryshme, dhe është i vërtetë edhe për specialistët, duke përfshirë psikiatrit dhe kirurgët.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...