KARBOHIDRATET Patatja e ëmbël, orizi i vrugtë, bishtajoret, lentet – të gjitha këto lloje të ushqimit të shëndetshëm janë të pasura me materie ushqyese dhe minerale, si dhe me vitamina B, fibra dhe karbohidrate që ndihmojnë funksionimin si duhet të metabolizmit
USHQIMI I DETIT Stresi dhe ankthet mposhtet me zink. Ushqimet e shijshme të detit jo vetëm se janë të përsosura për t’i kombinuar me një gotë verë të bardhë, por se pakësojnë stresin, pasi që përmbajnë lart nivelin e zinkut.
VEZËT V ezët janë burim i madh për shumë proteina, përmbajnë lecitinë dhe kolinë, që nevojiten dhe janë të domosdoshme për funksionimin e sistemit nervor, si dhe në prodhimin e neurotransmetuesve. Niveli i shëndetshëm i neurotransmetuesve pakëson rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimer-it.
PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR Mungesa e magnezit shkakton ankthe. Perimet me gjethe të gjelbër si lakra jeshile, spinaqi dhe bishtajoret janë ushqime që pakësojnë stresin
ÇAJI Çaji i gjelbër, pastaj edhe çaji i kamomilit janë një ndër zgjedhjet më të mira për ta mposhtur stresin. Madje edhe vetë përgatitja e çajit do t’ju relaksojë.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë