Në fillimin e Javës Botërore të Imunizimit u tha se shëndetësia kosovare ka shënuar storie suksesi sa i përket imunizimit. Në një konferencë për media u tha se në Kosovë 79 përqind e fëmijëve në moshën 24 deri 35 muaj janë të vaksinuar plotësisht.
Por që mbulimii imunizimit mbetet shumë më i ulët në mesin e komuniteteve, ku vetëm një ne tre fëmijë të kësaj moshe janë të vaksinuar nga komunitetet pakicë.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se programi i imunizimit dhe vetë imunizimi si proces është një nga storiet e shumta të suksesit që ka shëndetësia kosovare. Sipas tij, kjo është rezultat i një pune të madhe që është bërë me angazhim duke filluar nga Ministra e Shëndetësisë si dhe kontributi i pamohueshëm i organizatave partnere.
Ministri Rrahmani tha se po punojnë që edhe grupet e pakicave të kyçen më tepër në programin e imunizimit.
“Natyrisht që imunizimi është një nga aktivitetet që parandalojnë sëmundjet, zvogëlojnë sëmundshmërinë dhe e zvogëlojnë vdekshmërinë nga sëmundjet që mund të preventohen me vaksinë. Kjo patjetër që reflekton edhe në aspektin ekonomik dhe emocional të qytetarëve të Kosovës. Kosova ka qenë në trend të shteteve të suksesshme në këtë program dhe ende po mbetet një nga vendet të cilat kanë shkallë të lartë të imunizimit të fëmijëve. Në po punojmë shumë që edhe grupet e cenueshme sidomos të pakicave rom, egjiptian dhe ashkali të i kyqim më tepër në programin e imunizimit dhe fëmijët të vaksinuar të arrijnë përqindjen komunitetit shumicë”, tha ai.
Ai tha se Ministria e Shëndetësisë do të ketë si pritoritet zhvillimin e programit të vaksinimit.
Ndërsa, zëvendësshefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju, tha se java e imunizimit është një mundësi e mirë për të përsëritur rëndësinë e vaksinimit dhe mbrojtjes së fëmijëve.
Ai përmendi se sipas të dhënave në Kosovë 79 përqind e fëmijëve në moshën 24 deri 35 muaj janë të vaksinuar plotësisht. Por që ai tha, se vetëm një ne tre fëmijë të kësaj moshe janë të vaksinuar nga komunitetet pakicë.
Mugaju: 79 përqind e fëmijëve janë të vaksinuar plotësisht
Tani në Kosovë sipas të dhënave në Kosovë 79 përqind të fëmijëve në moshë 24-35 muaj janë të vaksinuar plotësisht. Përderisa vetëm një në tre fëmijë të kësaj grup moshe janë të vaksinuar plotësisht nga etnitetet tjera, apo nga komunitetet rom, ashkalinj dhe egjepitan. Progresi është shumë i mirë por ende kemi për të bërë, e posaçërisht parë etnicitetet apo grupet minoritare, për të mbyllur gapin e pabarazisë”, tha ai.
Kurse, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tha se këtë vit motoja e javës së imunizimit është “Parandalo, mbroj dhe imunizo” me qëllim të ngritjes së vetëdijes për imunizim.
Ai tha se po realizojnë me sukses programe të veçanta të përfshirjes së fëmijëve por edhe të komuniteteve me qëllim që asnjë fëmijë të mos mbetet pa vaksinim.
“Për të zvogëluar shkallën e lartë të sëmundshmërisë dhe vdekshmerisë, objektivi ynë kryesor ka qenë implementimi i programit të zgjeruar të imunizimit e cila është arritur me shkallën e lartë të përfshirjes së fëmijëve në vaksinimin e rregullt, sidomos të grup moshave 0 deri në 12 muaj. Duke e pas parasysh se viteve të kaluara ne kemi përfshi me imunizim mbi 95 përqind dhe është përfshirje e lartë na benë neve të radhitemi në mes shteteve më të suksesshme në botë. Ne sot po realizojmë me plot sukses programe të veçanta të përfshirjes së fëmijëve por edhe të komunitetit RAE dhe serbe në mënyrë që asnjë fëmijë të mos mbetet pa vaksinim”, tha ai.
Ardita Tahirukaj ushtruese detyre e shefes së Zyrës së OBSH-së, tha se Java e Imunizimit ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e imunizimit për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.
Tahirukaj: Vaksinat mbrojnë shëndetin në çdo fazë të jetës
“Vaksinat mbrojnë shëndetin në çdo fazë të jetës duke filluar nga fëmijëria. Vaksinat e dhëna sipas kalendarit vendor rutinor të vaksinimit ofrojnë mbrojtjen më të mirë të mundur për fëmijë në atë kohë dhe kur kanë nevojë më së shumti. Më këtë edhe e pengojnë edhe përhapjen e mëtejshme të sëmundjeve që janë të parandalueshme”, tha ajo.
Ajo tha se prej vitin 2010 deri në vitin 2015 vaksinat kanë parandaluar së paku 10 milionë vdekje dhe shumë miliona të tjerë të jetërave duke mbrojtur nga sëmundjet.
Kurse, koordinatorja e Programit të Imunizimit, Isme Humolli, tha se të dy programet, programi i zgjeruar i imunizimit dhe programi kombëtar i imunizimit pasurojnë në vazhdimësi me vaksina të reja, varësisht nga situata epidemiologjike.
“Programi kombëtarë i imunizimit në rastin konkret ai i Kosovës vepron brenda kornizave ligjore dhe politikave shëndetësore të qeverisë së Kosovës dhe është në bashkëveprim me programin e zgjeruar të Imunizimit. Fokusin e ka në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse vaksinpreventative tek fëmijët e moshës së caktuar. Të dy programet, programi i zgjeruar dhe programi kombëtar i imunizimit janë dinamike dhe pasurojnë në vazhdimësi me vaksina të reja varësisht nga situata epidemiologjike me sëmundje të caktuara. Në Kosovë prej 6 vaksinave sot jepen 10 vaksina apo 10 antigjene të ndryshme. Sipas programit kombëtarë të imunizimit në Kosovë vaksinohen fëmijët prej 0 deri 18 vjeç, kjo është sipas kalendarit të vaksinimit”, tha ajo.
Java Botërore e Imunizimit ka filluar sot me 24 prill dhe do të zgjasë deri me 30 prill 2017.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...