Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se një e treta e vdekjeve në të gjithë botën kanë lidhje me sëmundjet kardiovaskulare.
Ndërkohë, statistikat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë një panoramë shqetësuese të prevalencës së këtyre sëmundjeve në Shqipëri.
Instituti Shqiptar i Statistikave tregon se në vitin 2015 numri i vdekjeve arriti në 11,500 ndërkohë që në vitin 2016 ai u ul në 11,000.
Ndonëse ai duket të jetë ulur disi, sërish sipas autoriteteve, gjysma e vdekjeve në vend në vitin 2016 u shkaktua nga sëmundjet e zemrës.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 3 suplementët më të mirë për sistemin kardiovaskular dhe 3 ushqimet që nuk duhet të mungojnë kurrë në tryezën tuaj.
Vaji i Peshkut
Një prej suplementëve më të mirë me rol parandalues ndaj këtyre sëmundjeve është vaji i peshkut.
Ai e përmirëson shëndetin e zemrës në disa mënyra. Acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 tek vaji i peshkut ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës në disa mënyra.
Së pari, ato ulin nivelin e triglicerideve, zhbllokojnë enët e gjakut dhe ulin tensionin e tij.
Magnezi
Mungesa e magnezit në organizëm shkakton probleme kardiovaskulare.
Ky mineral është shumë i dobishëm për shëndetin e zemrës.
Sasitë e rekomanduara të këtij suplementi janë 400 deri në 800 miligramë në ditë.
Vitamina B1
Kjo vitaminë njihet si vitamina anti-stres sepse luan një rol shumë të rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar.
Kjo vitaminë ruan elasticitetin e muskujve të zemrës dhe garanton pompimin efikas të gjakut.
Çaji Jeshil
Ky çaj përmban shumë antiokisdantë të cilët zhbllokojnë enët e gjakut dhe ulin rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë.
Sasia e rekomanduar e çajit është 3 filxhanë në ditë.
Panxhari
Lëngu i panxharit është një nga lëngjet më të mira për uljen e tensionit të gjakut. Vetë panxhari dhe gjethet e tij duhen ngrënë rregullisht për të ulur rrezikun e tensionit të lartë, sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë.
Nëse panxharin e merrni si suplement mos merrni më shumë se 100 miligramë ekstrakt në ditë.
Hudhra
Hudhra duhet ngrënë rregullisht në të mirë të zemrës.
Ajo ul tensionin e gjakut , kontributi i të cilit në atakun në zemër dhe tek ishemia arrin deri në 70 përqind.
Hudhra pastron enët e gjakut dhe garanton një qarkullim të mirë të tij.
Ajo ul kolesterolin, një faktor kontribues në sëmundjet kardiovaskulare.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...