Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e shëndetësisë për vitin 2016, ku rezulton se në Qendrën Klinike Universitare kanë qenë 74 728 pacientë të shtrirë, ku nga ta 22 610 pacientë janë operuar.
Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike shëndetësore sipas gjinisë dhe shkallës së arsimimit; të dhëna për aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK); aktivitetet e spitaleve të përgjithshme; vizitat mjekësore në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF); shërbimet paraklinike; të dhënat për të sëmurët me TBC; për sëmundjet ngjitëse në Kosovë, etj.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2016 numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi, në sektorin publik, ishte 14 048 persona, prej tyre 3 626 ishin mjekë specialistë, 8 950 infermierë dhe 1 472 staf jomjekësorë.
“Numri i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje në institucionet shëndetësore publike ishte 2 514. Ndërsa, në spitalet private janë trajtuar rreth 509 raste. Gjatë vitit 2016, në Qendrën Klinike Universitare kanë qenë 481 292 ditë shërimi, me 74 728 pacientë të shtrirë, ku nga këta pacientë të shtrirë, 22 610 pacientë janë operuar. Ndërkohë, që janë realizuar rreth 1 002 173 shërbime të veçanta dhe diagnostike për pacientë, ndërsa shërbime (parametra) laboratorike janë kryer 1 146 209 për 293 731 pacientë. Gjithashtu, në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK) janë realizuar rreth 58 891 vizita kontrolluese; 188 155 shërbime stomatologjike dhe 91 355 shërbime për pacientët jashtë Prishtinës”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 333, prej tyre 26 spitale dhe 1 307 institucione të tjera shëndetësore, si: ambulanca, poliklinika etj. Numrin më të madh të ambulancave të licencuara e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 549, ose 29.5% të institucioneve të licencuara private.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...