Pos se me arsye mban epitetin “mbretëresha e vjeshtës”, sepse rrit nivelin e serotoninës, hormonit të lumturisë, dhe e shëron depresionin, kungulli rregullon nivelin e kolesterolit dhe posedon ndikim të fortë kundër inflamacioneve.
Falë këtyre vetive shëruese, farat dhe çaji i kungullit ruajnë shëndetin në ditët e ftohta të vjeshtës dhe dimrit. Kjo perime është përplot me vitamina, proteina, kalium, acid folik dhe antioksidues. Farat e kungullit po ashtu janë të pasura me proteina, hekur, zink, magnez dhe vitamina K. Kështu, kungulli mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të rrugëve urinare, nxit hedhjen jashtë të lëngjeve tepricë nga trupi, është diuretik i shkëlqyeshëm dhe u sugjerohet të sëmurëve nga reuma, gihti, inflamacionet e veshkave dhe fshikëzës urinare. Personat që vuajnë nga diabeti do të duhej të hanë sa më shumë kungull, sepse ul nivelin e sheqerit në gjak. Ekspertët kanë zbuluar se ekstraktet e kungullit mund të ofrojnë ndihmë të madhe, sepse stimulojnë prodhimin e insulinës dhe rigjallërojnë qelizat e dëmtuara të pankreasit. Marrë parasysh se fibrat ndikojnë në rregullimin e tretjes, në zbutjen e jashtëqitjes dhe në përshpejtim të metabolizmit, kjo paraqet parakushtet kryesore për humbje të shëndetshme në peshë.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike