Përderisa merrni vitamina të ndryshme përmes pemëve e perimeve, mund të mos i dini benefitet e tyre.
Në qoftë se dimë çka është e nevojshme për lëkurën tonë, regjimi për një lëkurë më të shëndetshme do të jetë më i lehtë.
Sipas ekspertëve është e nevojshme që të ushqejmë lëkurën me këto vitamina në mënyrë që të kemi shkëlqimin natyral.
Vitamina C
Është antioksidant i fuqishëm, përmban materie mbrojtëse ndaj rrezeve UV, mbron dhe riparon lëkurën, rrit nivelet e kolagjenit si dhe ulë pigmentimin.
Vitamina A
Vitamina A, luan role të ndryshme për mirëmbajtjen e lëkurës. Ngrit nivelet e kolagjenit, ulë inflamacionin, ulë pigmentimin, gjithashtu ndihmon në kontrollimin e prodhimit të yndyrës në lëkurë.
Vitamina B
Përveç që mund të përdoret si tretman ndaj akneve, vitamina B luan rol kryesorë zbardhjen e lëkurës. Në qoftë se përdorim rregullisht shohim efekte relativisht të mëdha në uljen e hiper-pigmentimit të lëkurës.
Vitamina E
Vitamina E është një tjetër antioksidant i fuqishëm që ndihmon në hidratimin e lëkurës. Përveç kësaj parandalon plakjen e parakohshme.
Vitamina K
Kjo vitamine është esenciale sa i përket koagulimit të gjakut, dhe ndihmon që lëkura juaj të duket më e re.
Mineralet
Mineralet si zinku dhe sulfuri veprojnë kundër inflamacioneve dhe baktereve. Të dyja këto janë shumë të mira në qoftë se keni lëkurë të yndyrshme.
Bakër
Ky metal ka treguar aftësi të mahnitshme në luftimin e rrudhave njëkohësisht trajtimin e plagëve.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen