Kardiokirurgu 101-vjeçar nga Kalifornia, i cili në pension shkoi vetëm 5 vjet më parë, ndoshta është shembulli i vërtetë i thënies së njohur ” je çfarë ha”.
Dr. Ellsworth Wareham argumenton se për jetëgjatësinë e tij është meritore dieta e tij vegane.
Ai thotë se pikërisht ajo e ka ndihmuar atë të qëndrojë mendjemprehtë dhe me trup të shëndetshëm.
“Unë nuk e kam asnjë problem me nyja, duart e mia nuk dridhen, ekuilibri im është i shkëlqyer, nuk kam nevojë të eci me bastun”, tha ai për stacionin televiziv amerikan CCTV.
Wareham jeton në Loma Linda, e cila përfshihet në të ashtuquajturat “Zonat e kaltra’, siç i quajti Dan Buettner, i cili e studion jetëgjatësinë dhe në të cilat është regjistruar se njerëzit kanë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.
Banorët e Loma Linda, shumë prej të cilëve janë adventistë, e kanë një jetëgjatësi prej madje 11 vjetësh më të gjatë se amerikanët e tjerë.
Anëtarët e këtij grupi fetar nuk pinë duhan, nuk pinë alkool, ushtrojnë çdo ditë dhe janë kryesisht vegjetarianë. Loma Linda është gjithashtu vend ku shumë njerëz vendosen pas daljes në pension, dhe ku ka shumë programe të dizajnuara pikërisht për pensionistët.
Dr. Wareham thotë se atij kurrë nuk i pëlqenin shumë produktet e mishit kështu që e kishte të lehtë të kalonte në veganizëm.
Por ai nuk e konsideron se dieta është e vetmja arsye për jetëgjatësinë e tij. Me rëndësi është ushtrimi i rregullt, ndërsa të gjithë banorët e të ashtuquajturave ‘Zona të kaltra’ ushtrojnë çdo ditë.
Për më tepër, janë formuar shumë grupe që e nxisin lëvizjen. Përveç kësaj, ata janë të përkushtuar ndaj familjeve të tyre, ndiejnë se janë pjesë e një komuniteti më të madh dhe e jetojnë një jetë me më pak stres.
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...