Konsumimi i një sasie modeste të arrave – nja dy grushte brenda ditës – mund të ju mbrojë nga kanceri i prostatës, sugjerojnë hulumtuesit amerikanë.
Russel Reiter autor nga School of Medicine në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në San Antonio të Teksasit dhe kolegët e tij u kanë injektuar minjve me imunitet të dobësuar qeliza me kancer të prostatës.
Brenda tri deri në katër javë tumoret zakonisht fillojnë të rriten në një numër të lartë, thotë Reiter.
Studimi krahasoi minjtë të cilët i ishin nënshtruar dietës me arra dhe atyre që nuk iu nënshtruan kësaj diete.
Studimi i publikuar në revistën për hulumtimin e kancerit “Cancer Investigation” gjeti që 3 nga 16 minjtë që kishin ngrënë dietën e pasuruar me arra kishin zhvilluar tumore të prostatës, krahasuar me 14 nga 32 minjtë të cilët nuk iu nënshtruan dietës në fjalë, ose 44 për qind.
Gjithashtu doli që madhësia mesatare e tumoreve në minjtë që kishin ngrënë arra ishte afërsisht sa një e katërta e madhësisë mesatare të tumoreve tek ata të cilët nuk iu nënshtruan dietës me arra.
“Ne kemi gjetur rezultate mahnitëse sepse ka pasur aq pak tumore në kafshët që kanë ngrënë arra dhe këto tumore janë rritur shumë më ngadalë sesa tek kafshët që nuk kanë ngrënë arra”, tha Reiter.
Ai po ashtu thotë: “Ne ishim absolutisht të befasuar se sa efektive ishte dieta me arra në ngadalësimin e rritjes së tumoreve të kancerit të prostatës së njerëzve”. Minjtë konsumuan dietën e përdorur zakonisht në studimet me kafshët, përveç arrave të cilat u bluan dhe u futën si pluhur.
“Sasia e arrave nuk ishte në përqindje të madhe në dietë, ajo ishte ekuivalente me ushqimin njerëzor rreth dy grushte, që nuk është sasi e madhe e arrave”, përfundoi ai.
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj