Pemët që përmbajnë sasi të lartë të sheqerit

23:39 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Nga pemët, që përmbajnë sasi të lartë të sheqerit, kujdes të veçantë duhet të kenë personat që vuajnë nga diabeti dhe ata që dëshirojnë apo provojnë të humbin në peshë. Janë disa pemë, shumë të shëndetshme, por që në përbërjen e tyre përmbajnë sasi të lartë të sheqerit, prandaj personat e caktuar do të bënin mirë ta shmangin konsumimin e tyre

MANDARINAT

Megjithëse sheqeri nga pemët është më i shëndetshëm sesa ai i përpunuari, mandarinat njihen si pemët që kanë përmbajtjen më të lartë të sheqerit dhe në 85 gramë mesatarisht përmbajnë rreth nëntë gramë sheqer. Vlerësohet se e njëjta sasi ka po ashtu edhe rreth 45 kalori

FIKU

Edhe fiku është një pemë që posedon të njëjtën sasi të sheqerit sikurse edhe rrushi, por se kanë edhe pesë kalori më tepër. Rreth 85 gramë fik përmbajnë 13,8 gramë sheqer dhe 62 kalori.

SHEGA

Shega është mjaft e pasur me kalori dhe me sheqer. Një porcion prej 85 gramë përmban rreth 11,6 gramë sheqer dhe rreth 70 kalori, prandaj duhet pasur kujdes në sasinë që e konsumoni.

RRUSHI

Rrushi është shumë i shëndetshëm, sepse posedon substanca të forta që luftojnë shumë sëmundje. Sipas disa studimeve, rrushi posedon 4.8 gramë më shumë sheqer, në krahasim me mandarinat. Porcioni prej 85 gramë rrush përmban rreth 13,8 gramë sheqer dhe 57 kalori.

MANGO

Mango, kjo pemë e preferuar tropikale, është shtesë e shkëlqyeshme për një jogurt apo ndonjë përzierje tjetër, por përmban 12,7 gramë sheqer. Është e pasur me kalori dhe vlerësohet se në 85 gramë mango ka rreth 60 kalori.

BANANET

Bananet njihen si pemë që ndihmojnë në kapsllëk. Janë të pasura me sheqer, prandaj një porcion prej 85 gramë posedon rreth 10,1 gramë sheqer. Po ashtu, bananet posedojnë sasi të lartë të kalorive dhe mesatarisht kanë rreth 76 kalori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme