Nga viti 1998, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur me ligj forcimin e detyrueshëm të miellrave me acid folik, për parandalimin e defekteve të tilla si anencefalia dhe spina bifida, te të sapolindurit.
Sipas vlerësimeve të kërkuesve, nëse në të njëjtin vit, ky ligj do të ishte vendosur edhe në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2017 do të ishin arritur të parandaloheshin 3000 defekte të gypave nervore te bebet.
Në Britani, mungon ligji që i detyron ndërmarrjet ta pasurojnë miellin me acid folik, bazuar në supozime të pasakta për dëmtime të mundshme nga acidi folik i tepërt. “I kërkojmë Mbretërisë së Bashkuar të ndjekë shembullin e më shumë se 80 vendeve, përfshi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pasurimi i miellrave është i detyrueshëm, ndërkohë që nuk ekziston asnjë rrezik për mbidozim të dëmshëm”, konfirmon Nicholas Wald (Universiteti “Queen Mary” i Londrës), autor kryesor i një studimi të publikuar në “Public Health Reviews”. Acidi folik është një formë sintetike e vitaminës B, që gjendet te shpargujt, brokoli dhe jeshillëqet me gjethe të errët dhe mund të shtohet në dietën e grave shtatzëna si tabletë ose si një shtesë në ushqimet me bazë miellin dhe drithërat. Te vendet që kanë vendosur me ligj pasurimin e detyrueshëm të miellrave me acid folik, defektet e gypave nervore te fëmijët janë pakësuar me më shumë se 50%. Sipas autorëve, defektet e gypave nervore janë të pranishme në 500-1000 shtatzëni në Britani dhe mesatarisht, në këtë vend, dy gra e ndërpresin shtatzëninë për shkak të problemeve të tilla, ndërsa çdo javë, dy gra, lindin një fëmijë të prekur nga ky problem.
Ndërhyrja, gjithashtu, gjykohet nga kërkuesit se nuk do të jetë një peshë e rëndë për fondet e mbështetjes publike, duke qenë se Qendrat për Sëmundjen, Parandalimin dhe Kontrollin në SHBA, vlerësojnë se kostoja e shtesës do të jetë afërsisht një cent për njeri, në vit. Në Britani, mielli i bardhë është i pasuruar tashmë me hekur, kalcium dhe vitaminat e grupit B, niacinë dhe tiaminë. “Studimi ynë konfirmon se me heqjen e një kufiri të sipërm të marrjes së acidit folik nuk ka asnjë motiv shkencor ose mjekësor për të vonuar pasurimin e miellrave në Mbretërinë e Bashkuar”, përfundojnë autorët./doktor33.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...