Kosi është shumë i pasur me proteina, kalcium dhe kalium, si dhe përmban disa vitamina e minerale, që do të thotë se është mjaft i shëndetshëm për të gjithë trupin.
Si një produkt për trupin, acidi laktik, zinku, mineralet dhe enzimat e tjera në kos mund të ndihmojnë në hidratin, në luftimin e akneve, parandalimin e plakjes së parakohshme, zbutjen e djegieve nga dielli dhe reduktimin e njollave të lëkurës.
Kosi është një hidratues i mrekullueshëm dhe, nëse përdoret rregullisht, mund t’ju ndihmojë duke ju dhënë një lëkurë të butë dhe të tendosur. Aplikoni kos mbi fytyrën tuaj, pasi ta keni larë atë (gjithashtu mund ta përdorni edhe për krahët dhe këmbët). Ideale do të ishte ta linit 20-25 minuta, por nëse jeni tipa pa durim mjaftojnë edhe 10 minuta për të marrë rezultat të mirë. Përsëriteni këtë maskë deri në tre herë në javë.
Për ju që doni të dukeni për një kohë shumë të gjatë si njëzet vjeçare, bëni këtë super krem anti-moshë duke shtuar vaj ulliri, banane ose avokado tek përzierja me kos.
Në bazë të kërkimeve të bëra nga shkencëtarë të ndryshëm kanë arritur në përfundimin se kosi është një produkt natyral, i cili ju ndihmon të keni një pigment të bardhë lëkure. Në qoftëse keni një lëkure me njolla, ose keni bazë të errët në ngjyrën e lëkurës dhe dëshironi ta çelni pak atëherë ju sugjerojmë që të konsumoni sa më shumë kos natyral.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...