Ndonëse ushqimi i shëndetshëm mund të jetë i mahnitshëm për një shëndet më të mirë, thuajse njësoj mund të kontribuojë në shëndetin tuaj edhe jetesa në një ambient të pastër dhe t’ju ndihmojë t’i realizoni qëllimet për humbje të peshës.
Na lejoni t’jua shpjegojmë: Universiteti Duke ka zbuluar se pastrimi i rregullt i shtëpisë nga pluhuri ju mbron nga substancat të cilat e nxisin formimin e dhjamit dhe që fshihen në ambiente të papastra.
Këto substanca e pengojnë funksiononin e hormoneve tuaja.
Sipas statistikave, substancat e tilla gjinden në çdo vend të shtëpisë tuaj dhe në nivele të larta.
Mjaftojnë tre mikrogramë që të kenë efektin për të shkaktuar ndryshime në qelizat tuaja yndyrore, shifër e cila është shumë më e vogël sesa ajo që i ekspozohemi ne çdo ditë.
Në këtë studim është zbuluar se sipërfaqet e ndyra jo vetëm se i shkaktojnë qelizat yndyrore të rriten duke i rritur trigliceridet, por sipërfaqet e tilla e kanë rritur edhe numrin e qelizave yndyrore në trup. /Telegrafi/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”